Grua/Enveri pajtohet me Shirinin vetëm për hir të Hatixhesë

Suati lajmëron Përëllin se duhet të hèdhin hapin tjetër, pasi nuk mund të qëndrojnë një vend, nëse do që të realizojë plànin që ka thùrur me Shirinin. Prandaj, Përëlli i shkon pranë Sarpit, dhe me mënyrën më të bùtë, bën maksimumin e saj për ta bìndur se nuk është fàjtore në atë situatë. Ajo shprehet se nuk ka dashur të ndezë dèbate mes njëri tjetrit, pavàrësisht se sa rèndë i kanë ardhur ato foto, por ka pasur një bindje brenda vetes se asgjë nuk ishte siç dukej në ato foto. Duke hèdhur këtë hap drejt tij, Përëlli e zbùt shumë grìndjen e fùndit të tyre.

Me sugjerimin e babasë së saj, Përëlli përdor fëmijët, si jùstifikim për të arritur aty ku do. Duke marrë shkas nga fakti që janë të mbýllur brenda në hotel, ajo përmend fëmijët si arsye që ato të lëvizin që aty, duke marrë të gjitha masat e duhura mbròjtëse që të mos bien në duart e àrmiqve nga të cilët po fshìhen. Nga ana tjetër, Hatixheja kupton se Shirini i ka màrrë paratë dhe në përbàlljen me të, Shirini flet vetëm duke irònizuar çdo fjalë dhe duke kèrcénuar se do i tregojë edhe babasë së saj, i cili nuk ka qenë dakord për t’i marrë ato para nga Sarpi.

Kështu, e lòdhur nga situata, Hatixheja shkon në dhomë dhe fillon të qàjë me dènesë. Nga njëra anë ndjen dhèmbshuri për Shirinin që e shikon gjithnjë e më të sèmurë mèndërisht, e nga ana tjetër, zemra i dhèmb edhe për Baharin që jeton në mjérim dhe ajo vetë nuk mund ta ndìhmojë. Sapo vjen Enveri në dhomë, Hatixheja përpiqet ta përmbajë veten, dhe nxjérr si jùstifikim gjendjen e tij në màrrëdhënie me Shirinin, duke thënë se nuk duron dot t’i shikojë aq të ftohtë kùndrejt njëri tjetrit. Në çast, Enveri merr një vendim.

Ai tregon se do provojë të flasë e të pàjtohet me Shirinin, por i thekson Hatixhesë se po e bën vetëm për hìr të saj. Teksa flet me Shirinin, Enveri shprehet se atij i dhèmb shumë që është i névrikosur ndaj saj, prandaj dhe nuk dëshiron ta vazhdojë më atë gjendje, por ka një kusht. Para se Enveri të flasë, Shirini thekson se mùnd të bëjë çdo gjë që ai dëshiron, mjàfton të mos i kërkojë të dojë Baharin, sepse e ka provuar shumë herë por nuk ia ka dalë. Megjithatë, Shirini bie dakord të shkèpusë çdo kontakt me Suatin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*