Grua/Bashkëshortja Sarpit píkëllóhet nga lájmi

Alpi (Sarpi) ndodhet së bashku me Përëllin në shtëpinë e tyre, së bashku me një numër të madh të të ftuarish, duke festuar ditëlindjen e parë të bínjakëve të tyre. Mes bisedash me të ftuarit, Përëllit i pëlqen të théksojë se Alpi është dashuria saj më e madhe, që súndon mbi çdo lloj dashurie tjetër. Në një moment gjatë festës, ajo shkëpútet për të biseduar me babanë e saj, zotin Suat. Nga ai mëson se Zhulideja nuk i kishte génjyer,por kishte qenë Myniri ai që kishte fshéhur të vërtetën.

Kështu, ajo që ka thënë Zhulideja se ka parë Baharin dhe fëmijët në rrugë, është mëse e vërtetë. Ajo, dhe fëmijët jetojnë. Përëlli gjithmonë i ka menduar të vdékur dhe ky lájm, i shémb asaj botën mbi kokë, nga fríka se nga çásti në çast mund të húmbasë Sarpin. Gjatë asaj kohe, Bahari dhe fëmijët ndodhen në piknikun që ka menduar dhe orgánizuar Arifi, për t’iu zbúkuruar atyre sadopak rútinën. Doruku ka ftuar edhe Xhejdën, dhe Bahari Jelizin. Të gjithë së bashku nisin një piknik, të cilit i bashkohet edhe Hikmeti.

Duke mos qenë i ftuar nga askush, Hikmeti háp një tryezë dhe qëndron më vete, i vetëm. Enveri ndihet shumë kéq teksa e shikon atë ashtu, ndáj insíston që ta thérrasin. Xhejda zgjédh të mos i flasë atij, por, nuk qéndron pa reáguar në momentin që xhélozia e súndon. Mirësjéllja e Hikmetit ndaj Jelizit nuk i pëlqen aspak, por, névrikóset shumë kur Jelizi dérdh mbi Hikmetin lëng frutash pa qëllim, dhe menjëherë ngríhet për ta pastruar. Në moment, Xhejda i mérr Jelizit pecetën dhe e pástron vetë.

Ndërkohë, Arifi gjén momentin për të bërë një shëtitje shumë të shkúrtër me Baharin, të cilës i shpréh gjithë habinë që ajo i shkákton me mënyrën se si arrín të jetë kaq e qetë dhe e buzëqeshur, me gjithë próblemet që ka. Sipas Baharit, sidoqoftë jeta, me sado próbleme që t’i sjellë, sërish mbétet shumë e ëmbël për t’u jetuar, ndaj zgjédh që të buzëqeshë gjithmonë. Pas pak çástesh, Xhejda merr një lájm aq të gëzueshëm, sa i përqáfon të gjithë një e nga një, edhe Jelizin e Pejamin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*