Grua/Bahari pranon Hatixhenë si nënën e saj

Një mëngjes i çuditshëm do përjetohet në familjen e Enverit, me deklarata, pranime dhe refuzime të mëdha. Fillimisht do jetë Bahari ajo që do trokasë, pasi ka kuptuar që nuk mund t’ia dalë e vetme me fëmijët në këtë luftë me sëmundjes, ndaj ka vendosur të zhvendoset tek shtëpia tyre, për të pasur dikë pranë në këtë rrugëtim. Por, Bahari zgjedh të mos u tregojë se si qëndron e vërteta. Ajo thotë se ndodhet aty për mungesë parash.

Hatixhe refuzon qëndrimin e Baharit në atë shtëpi duke i ofruar para që t’ia dalë me qeranë dhe gjithë shpenzimet e tjera, por Bahari insiston në qëndrimin e tyre në atë shtëpi, gjë për të cilën, Enveri shpreh një lumturi shumë të madhe. Në atë moment, Shirini del nga dhoma saj, pasi ka dëgjuar bisedën, dhe shokon të gjithë duke thënë se është dakord që motra dhe fëmijët e saj të jetojnë në të njëjtën shtëpi. Më së shumti, çuditet Hatixheja.

Por kjo e fundit ka një tjetër problem. Ajo mendon që Bahari nuk e do aspak atë si prind dhe madje nuk e pranon që ajo është nëna saj, ndaj e pyet atë hapur. Bahari shprehet se kjo është mëse e ditur, që e ndjen dhe e shikon ashtu siç e ka, si nënën e saj. Ndonëse Hatixheja mbetet mosbesuese, nuk ka zgjidhje tjetër. Ajo shprehet se janë ngushtë dhe nuk kanë vend, por Enveri u gjen atyre depon, si vend fjetjeje. Madje, Shirini është e gatshme të mbushë dhomën e saj me orenditë që ndodhen në depo.

Frika më e madhe e Hatixhesë, është se Bahari mund të ketë zbuluar që pas mesazheve në telefon është Shirini dhe mund të ketë shkuar me plan hakmarrës në atë shtëpi. Ndërsa Bahari, kupton nga fëmijët që ato janë shumë entuziastë për ndryshimin e shtëpisë ku do jetojnë, dhe së bashku nisen për tek Arifi, për t’i treguar planet e tyre dhe situatën se si qëndron. Ky largim, do jetë i vështirë për t’u përballuar nga Arifi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*