Grua/ Bahari zhvéndoset në shtëpinë e Hatixhesë

Bahari vazhdon programin e ditës sikur të mos ishte aspak e sémúré, duke neglízhuar së tepërmi faktin që shéndeti saj po réndóhet çdo ditë e më shumë dhe trupi saj ka nevojë të bëjë shumë pushim. Kështu, teksa ndodhet në kuzhinë duke u bërë fëmijëve një supë të veçantë, Bahari húmbet ndjenját dhe bie në tokë. Ushqimi në nxehtësi vijon të gatuhet derisa fillon të dígjet dhe fëmijët ngrihen nga tÿmi i madh që shkaktohet.

Kështu, Bahari kupton se limitit i ka ardhur fundi dhe duhet të bëjë diçka për këtë. Pavarësisht se sa të véshtiré që e ka, ajo mendon dhe vendos që të transferohet në shtëpinë e nënës së saj, Hatixhesë. Ajo u troket në derë, pa i lajmëruar aspak dhe u thotë se do jetojë aty, me dëshirën e tyre ose jo. Hatixhe kundérshtón haptazi për këtë, sado që Enveri shfaqet i lumtur për ardhjen e Baharit.

Ajo i propozon edhe që t’ia paguajnë atë qeranë e shtëpisë, por Bahari nuk pranon. Kjo i bën që të dÿshójnë se për çfarë arsyeje kanë ardhur. Ajo që i çúdit të gjithë dhe vendos për qëndrimin e Baharit, është Shirini. Përtej derës së dhomës së saj, ajo dëgjon bisedën dhe mendon që kjo do jetë një mënyrë për t’i fituar zemrën babasë së saj, Enverit.

Nga ana tjetër, Bahari ka mësuar edhe se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me paratë që Nisani i dhuroi duke thënë se i ka gjetur, pasi nëna e Elifit, shoqes së saj të klasës, e telefonon Baharin për ta falenderuar për dhuratën që i kanë bërë të bijës. Bahari nuk zeméróhet me Nisanin por ndan próblemín me Arifin, duke i treguar se kush ia ka blerë kompjuterin të bijës. Arifi i kthen kompjuterin mrapsht Baharit por pikéllóhet kur mëson ikjen e saj.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*