Grua/ Bahari merr një vendim lidhur me Sarpin

Rastësia bën që Hatixheja të jetë e vetme në dhomën e Shirinit kur e telefonon Suati, të cilin e ka rregjistruar me emrin ‘Selin’. Fillimisht, Hatixheja nuk dyshón asgjë dhe e lë telefonin aty, pa e prekur. Por, pasi nuk i përgjigjet Shirini, Suati i dërgon asaj mesazh. Brenda mesazhit, ai pyet se si dhe çfarë u ka treguar Bahari prindërve të saj lídhur me takimin që gjója do bënte me Sarpin. Ajo kupton se kush qëndron në të vërtetë pas numri të regjistruar si ‘Selini’ dhe pyet Shirinin nëse po luan rolin e agjéntes në shtëpi.

Fillimisht Shirini e móhon, por më pas e irónizon, duke e bërë atë të ndihet ende më keq. Zëri tyre ngrihet dhe shkon deri në dhomën e Enverit, i cili u shkon pranë i shqétësuar se çfarë po ndodh kësaj rradhe. Ai i drejtohet Hatixhesë për të ditur se çfarë po ndodh, dhe Hatixheja nuk e fshéh se Shirini po vazhdon të takohet me Suatin. Sapo e spíunon Hatixheja, e spiunon edhe Shirini atë, duke i treguar Enverit se ajo i ka pranuar paratë që ka sjellë Sarpi, për të cilat Enveri kishte paralajmëruar që të mos i pranonin.

Sërish, ai zgjedh të pyesë Hatixhenë, duke mos i besuar Shirinit. Hatixheja nuk e móhon, por e pranon se ka qenë shumë e nevojshme t’i merrte ato para për Baharin. Sapo tenton t’i shpjegojë, Enveri i kthen shpinën dhe lárgohet, duke mos pranuar ta dëgjojë se çfarë ka për t’i thënë. Ai largohet fare nga shtëpia por nga pas i shkon Hatixheja me vrap. Megjithatë, Enveri nuk ndálet dhe Hatixheja detyrohet të kthehet në shtëpi. Gjatë asaj kohe, Bahari ka shkuar në shkollën e Nisanit, që të flasë me mësuesen e saj.

Bahari i kërkon me shumë ngúlm që të mos lejohet kúrrsesi më Nisani që të largohet nga shkolla me dikë tjetër,dhe të mos lejohet të dalë në oborr të shkollës as gjatë pushimit. Që aty, ajo shkon në një dyqan me fustana nusesh, për të aplikuar si shitëse në dyqan. Pas intervistes në dyqan, Bahari shkon pranë Jelizit dhe Xhejdës, për të ndarë me to lajmin e punës së re për të cilën është shumë e entuziasmuar se edhe mund të fitojë, dhe u tregon se ka marrë një vendim lídhur me Sarpin, se nuk do mërzitet çfarëdo të ndodhë dhe se ai është vetëm babai fëmijëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*