Grua/Arifi nuk pranon të hèq dorë nga Bahari

Suati shkon që herët në mëngjes në shtëpinë e Enverit, për të màrrë Përëllin. Ai nuk është àspak në dijeni se çfarë është folur aty mbi të, ndaj nuk e prèt àspak reagimin që mèrr. Hatixheja i hàkërrehet me fjalët më të ulëta ndërsa Enveri tènton ta gòdasë, duke mos e besuar që vajza tyre të jetë e dashura e një personi aq të moshuar. Suati e mòhon por Përëlli e kùndërshton. Nga gjithë ato fjalë dhe ai mëngjes i bujshëm, Enveri ndjèn se zemra i shtrèngon sërish, ndaj ndàlojnë, për të mos rrèzikuar më tepër Enverin.

Sapo Përëlli làrgohet, Enveri dhe Hatixheja bëhen gadi e dalin nga shtëpia, për të shkuar në shtëpinë e Baharit, pasi kjo e fùndit, do dalë atë ditë nga spìtali. Secili prej tyre rrèfen se ka ngèlur pa para, ndërsa Hatixheja shikon si zgjìdhje shìtjen e bizhuterive të arit që ka rùajtur që nga martesa saj me Enverin. Paralelisht, edhe Arifi po përgatitet për të prìtur Baharin. Ai shkon në shtëpinë e Baharit për t’i màrrë të gjithë, që t’i dalin para Baharit në spìtal, por gjèn në derë Jelizin, fare të ngùrtë dhe të nèvrikosur.

Ajo i shprèh se të gjithë mendojnë se po shfrýtëzon ràstin me Baharin, edhe pse e di se Sarpi është gjallë, por po ia mbàjnë të fshèhtë Baharit. Arifi indìnjohet shumë nga ato fjalë dhe menjëherë shkon pranë Enverit dhe Hatixhesë. Me sytë e përlòtur, ai i pyet përse mendojnë se ai është opòrtunist, por Enveri preferon të mos e flasin fare atë temë. Arifi tregohet insìstues, i kujton Enverit se ka qenë ai vetë që e ka nxìtur drejt Baharit, por Enveri kùndërshton dhe thotë se asòkohe nuk e kanë ditur se Sarpi jetonte. Megjithatë, Arifi nuk hèq dorë.

Ai u bën të qàrtë që e ka pyetur Baharin nëse ajo do i jèpte një tjetër shans Sarpit dhe ajo ka thënë se do e pranonte vetëm si babanë e fëmijëve, por kùrrsesi si bashkëshortin e saj më, ndaj làrgohet nga shtëpia Baharit duke thënë fjalën e fùndit se nuk do hèqë dorë nga Bahari, për àsgjë në botë. Sakaq, Përëlli shkon në hotel ku ndodhet Sarpi, por nuk flet àsnjë fjalë. Ajo mbýllet në dhomë me fëmijët dhe Lejlën, ku kësaj të fùndit fillon t’i tregojë se dashuria nuk i duhet àsgjë dhe shton se dikur, edhe ajo ka qenë një femër me krenari.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*