Gentian Selmani bën hapin e madh të karrierës, gati firma në Superligën turke

Gentian Selmani do të luajë në sezonin e ardhshëm në Superligën turke. Mediat në Turqi raportojnë se portieri i përfaqësueses shqiptare është gati për hapin e radhës në karierë, pasi ka akordin parimor me një klub që sapo është ngjitur në elitë dhe e sheh atë si përforcimin kryesor për të ruajtur katërkëndorin.

BB Erzurumspor, i sapongjitur më Superligë, ka piketuar Selmanin si një prej përforcimeve kryesore për seoznin e ri, duke pare në ligën e dytë nga afër paraqitjet e gardianit shqiptar. Pasi është gjetur akordi parimor me futbollistin, kanë nisur negociatat mes klubeve për transferimin e tij në ditët e ardhshme. Mësohet se për momentin palët janë duke negociuar detajet financiare të transferimit të Selmanit.

Menemenspor kërkon 250 mijë euro për kartonin e futbollistit, si dhe 25% të vlerës së përfituar prej tij në transferimin e radhës, i bindur se me paraqitjet te Erzurumspor ai do të tërheqë interesin e klubeve më të mëdha. Këto detaje po negociohen këto ditë dhe me kthimin e Selmanit nga grumbullimi me Shpresat, pritet të finalizohet gjithçka për kalimin e tij në klubin e Superligës turke dhe filimin e një aventure të re./Burimi:vipsport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*