Gazzeta dello Sport e konfirmon: Mbrojtësi largohet nga Inter. Ishte 10 shtator kur…

Inter liron një tjetër vend në ekip dhe në borderonë e pagave. Sipas asaj që konfrimon prestigjozja italiane Gazzeta dello Sport, është çdo gjë e kryer për transferimin e Godin tek Cagliari dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i këtij kalimi.

Nga sa shpjegon GDS, ka qenë data 10 shtator kur kz transferim është bërë i mundur pasi pikërisht atë ditë zikaltrit kanë vendosur të heqin dorë nga çdo lloj pretendimi ekonomik për kartonin e mbrojtësit uruguajan.

Ka qenë pikërisht presidenti i Cagliarit, Giulini është që ka preferuar Godin më shumë se mbrojtësin e Romës, Fazio, i cili gjithashtu ishte përfolur për një kalim në Sardenjë, preferencë kjo që ka çuar në kryerjen  e këtij transferimi.

Kështu me largimin e Godin tani Inter mund të afrojë mesfushorin e shumë kërkuar nga Conte, kilianin Arturo Vidal që pritet të mbërrijë sonte në Milano dhe nesër do kryej vizitat mjeksore tek zikaltrit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*