Firmosi para një viti, mbrojtësi i Juventus pranë largimit

Ndonëse një vit më parë firmosi me skuadrën e Juventusit, Cristian Romero nuk do t’u bashkohet bardhezinjve as këtë sezon, pasi torinezët janë të kompletuar në qendër të mbrojtjes dhe nuk kanë ndërmend të shtojnë numrat.

Pikërisht për këtë arsye kanë vendosur ta huazojnë 22-vjeçarin argjentinas te Atalanta, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e operacionit, që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.Kështu bëhet fjalë për një huazim një vjeçar me të drejtë blerjeje, që mund të bëhet detyrim blerjeje nëse mbrojtësi luan një numër minimal prej 25 ndeshjesh, për një shifër totale prej 25 milionë eurosh.

TURIN, ITALY – OCTOBER 20: Joao Cancelo of Juventus competes for the ball with Cristian Romero of Genoa CFC during the Serie A match between Juventus and Genoa CFC at Allianz Stadium on October 20, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Filippo Alfero – Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Pas dy sezonesh te Genoa, ku arriti të zhvillojë rreth 60 takime mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, Romero është gati të testojë veten në një skuadër si Atalanta, që luan edhe në Ligën e Kampionëve./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*