Filmi që na përloti të gjithëve, a është histori e vërtetë dhe kuptimi i ‘lingo lingo’

Filmi “Miracle In Cell No.7”, i postuar në faqen tonë, mori vëmendjen e të gjithëve, kur fill pas postimit me qindra njerëz shkruan se “s’kishin qàrë kaq shumë prej kohësh”. Në Facebook, postimi grumbulloi më shumë se 3 mijë pëlqime dhe mbi 500 komente, gjë që vë në dukje popullaritetin e “Miracle In Cell No.7” (Mrekulli në qélinë nr.7).

“Miracle In Cell No.7”, i cili njihet edhe si “Yedinci Kogustaki Mucize” është një film turk, prodhim i vitit 2019 që transmetohet në Netflix dhe është i bazuar në filmin e Koresë së Jugut (2013) me të njëjtin emër.

“Miracle In Cell No.7”, nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raportin e një vogëlusheje (Nisa Sofiya Aksongu) me të atin (Aras Bulut Iynemli), një person me aftësi ndryshe. Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i nënlinjave të filmit.

Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhen në internet lidhet me kuptimin e frazës “Lingo Lingo”, që përdoret si një formë komunikimi babë e bijë. Në film, Memo thotë vazhdimisht “Lingo, lingo” dhe e bija i përgjigjet me “Shisheler”.E vërteta e filmit turk “Yedinci Kogustaki Mucize”, për të cilin ...

Frazat janë referencë e një kënge turke “Lingo, Lingo, Shisheler” që përdoret nga kërcimtarët belly dance. Shisheler nënkuptom shishe ndërkohë që fraza “lingo lingo” nuk ka ndonjë kuptim në turqisht, por është pak a shumë e ngjashme me “la la la”. Një formë e tillë gjuhësore nxjerr në pah komunikimin naiv dhe të paqtë mes tyre.

Nga çfarë dihet, “Miracle In Cell No. 7” nuk është i bazuar në një histori të vërtetë, po është një remake i filmit të vitit 2013 të Koresë së Jugut, i cili gjithashtu është përshtatur edhe në Filipine dhe Indonezi.7. Koğuştaki Mucize Filminin Orjinal Kore Versiyonu “Miracle in ...

Nuk jemi profesionistë, megjithëse vlen të thuhet se filmi ka disa probleme, përgjithësisht në skenar, pasi shumë elementë ngelen të pazhvilluar mirë, mirëpo jo detyrimisht një film duhet të jetë i kopsitur në të gjitha anët që të të ngjallë emocion, thotë Anabel.

Aktrimi i dy protagonistëve është i përkryer. Nëse nuk e keni parë dhe dëshironi mendimin tonë, po, ia vlen ta shihni. Paraprakisht ju paralajmërojmë që do të qàni shumë.E vërteta e filmit turk 'Yedinci Kogustaki Mucize' – Lapsi.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*