Filmi i fundit i ‘Xhihanit’ nuk pritet aspak mirë, ja arsyeja

Aktori Erkan Petekkaya, i njohur në vendin tonë si “Xhihani” i serialit “Fate të kryqézuara”, është rikthyer në ekran me një serial të ri që po transmetohet aktualisht në Turqi.

“Gel Dese Ask” mban titullin ky serial që pritej të kishte shumë sukses, por nuk ka ndodhur kështu. Teleshikuesit kanë reaguar ashpér për historinë e këtij seriali që flet për një tràdhëti.

Në këtë serial, aktori 50-vjeçar luan rolin e një burri të martuar, baba i dy vajzave. Ai takohet rastësisht me një vajzë 20-vjeçare dhe bie në dashuri me të. Kjo e fundit nuk e di që ai është i martuar dhe mes tyre lind një histori.Image result for gel dese aşk erkan

Pas episodit të parë që u transmetua javën e kaluar në Turqi, teleshikuesit e kanë kritikuar regjisorin e skenaristin e serialit për dy arsye, tràdhëtinë bashkëshortore dhe diferencën e madhe në moshë mes dy aktorëve.

Një komentues shkruan: “S’keni tùrp që transmetoni një serial të tillë, ky bashkëshort tràdhëton gruan me një vajzë që ka moshën e bijës së tij dhe e quani këtë “dashuri”. Ndalojeni menjëherë këtë serial”.

Komente të tilla kanë qenë të shumta prandaj pritet që ky serial të ndryshojë rrjedhën gjatë episodeve në vazhdim. Vetë aktori Erkan Petekkaya ende nuk ka bërë një deklaratë për reagimet e àshpra.Image result for gel dese aşk erkan

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*