‘Ertugrul’ ka ndryshuar! Fansat nuk po e njohin më…(FOTO)

Aktori Engin Altan Duzyatan ishte në rolin kryesor të serialit “Ertugrul” për disa sezone rresht.

Ky serial théu rekord shikueshmërie duke patur shumë sukses si në Turqi, edhe në Shqipëri dhe vendet e tjera ku u transmetua.

Tashmë aktori 40-vjeçar nuk po luan në asnjë serial dhe të ri dhe rrjetet sociale janë e vetmja mënyrë ku fansat e shohin aktorin.

Së fundmi Engin Altan Duzyatan ka publikuar disa foto të reja dhe thuajse nuk njihet me pamjen e re.   Aktori e ka hequr mjekrën e gjatë që mbante në serial dhe është thìnjur.

Shumë fansa i kanë komentuar aktorit të kthehet sërish në serial megjithatë deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për ndonjë rikthim të mundshëm.

Aktualisht në rol kryesor në sezonin e ri “Osmani” është aktori Burak Ozçivit

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*