Epo ndodh edhe kjo! ‘Hyrremi’ mposhtet nga ‘Rejan’

Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli ka humbur një ofertë të majme. Mediat turke shkruajnë se një kompani këpucësh i ka ofruar Meryem Uzerli të jetë imazh i kompanisë së tyre.

Kjo do të ishte hera e dytë që Meryem do të bashkëpunonte me këtë kompani, por aktorja ka kërkuar një shumë të majme. Meryem Uzerli kërkoi ngritje të ofertës për sezonin e ri dhe firma kërkoi një zbritje të asaj që përfitonte më përpara.

Meryem Uzerli ka kërkuar 1 milion lira turke për të rinovuar kontratën, por kompania nuk ka rënë dakord. Ata kanë kërkuar të bashkëpunojnë me aktoren Ebru Sahin e cila ka pranuar të jetë imazh i kompanisë dhe ka dalë e fituar duke u paguar 700 mijë lira.

Ebru Sahin u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Rejan” ndërsa Meryem Uzerli njihet si “Sulltanesha Hyrrem”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*