Ende pa nisur, seriali i Can Yaman po bën namin

Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman është kthyer në një nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, me një numër të madh fansash në të gjithë botën dhe gjithashtu është shpallur ndër aktorët më simpatik.

Pas serialit “Erkenci kus”, Can Yaman do të rikthehet në ekran me një serial të ri, xhirimet e të cilit sapo kanë nisur. Seriali i ri do të mbajë titullin “Bay Yanlis” dhe krah aktorit shqiptar do të luajë aktorja turke Ozge Gurel.

Kjo është hera e dytë që këtë dyshe aktorësh do i shohim bashkë. Ata kanë luajtur edhe në serialin “Hëna e plotë” i cili pati gjithashtu shumë sukses. Pritet që akoma edhe më shumë shikueshmëri të ketë “Bay Yanlis” dhe siç duket paraprakisht kjo do të ndodhë.

Ende pa filluar, ky serial po bën namin. Mediat turke shkruajnë se fotot e Can dhe Ozge nga seriali i ri po bëjnë xhiron e rrjetit. Ndërkohë hashtagu me titullin e serialit është aktualisht ndër më të klikuarit në Instagram.

Pas këtij interesi kaq të madh nga fansat, dy aktorët përmes një videoje i falënderuan ata publikisht.

“Gjatë gjithë kohës po marrim mesazhe fantastike nga ju. Faleminderit që jeni të emocionuar për serialin ashtu si dhe ne. Seti i xhirimeve është gati dhe ne duhet të shkojmë të xhirojmë ndërsa ju vazhdoni komentoni”-thanë aktorët.RIRI NANO

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*