‘Ejlyl’ e serialit ‘Lule të Vetmuara’ flet për herë të parë për jetën private

Aktorja turke Biran Damla Yilmaz tashmë është shumë e njohur në Shqipëri. Ajo luan rolin kryesor në serialin “Lule të vetmuara”, një vajzë me emrin Ejlyl që ngàcmohet nga njérku dhe bràktiset nga nëna e saj.

Biran Damla Yilmaz në intervista flet shpesh për karrierën e saj ndërsa jetën private e ka ruajtur gjithmonë hermetike. Ashtu si çdo aktore edhe ajo është përfolur për një lidhje të mundshme megjithatë Biran Damla nuk ka konfirmuar asgjë.

Së fundmi aktorja si rrallëherë ka folur për jetën e saj private në një intervistë të fundit. E pyetur nëse ka dashuri në zemrën e saj, Biran Damla me përgjigjen e saj la të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje.

“Zemrën e kam plot. E dua veten time. E dua familjen time. E dua jetën. E kam mbushur zemrën time me këto. Nuk mendoj se dashuri quhet vetëm ajo çfarë ndjejmë për gjininë e kundërt. Dashuri quhet edhe kur e do veten, natyrën, jetën”-u përgjigj aktorja simpatike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*