E mbani mend ‘Elifin” e ‘Shtëpiake të Dëshpëruara’? Sapo na njoftoi se…

Aktorja Ceyda Duvenci ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave turke. Aktorja kishte postuar një foto me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët, por të gjithë vunë re barkun e saj të fryrë. Menjëherë nisën thashethemet se aktorja është shtatzënë me fëmijën e tretë.

Fansat nisën të komentonin dhe të pyesnin aktoren nëse është shtatzënë. Por ajo i mohoi këto lajme duke u shprehur se poza ka dal në një mënyrë të tillë pasi ajo po mbante djalin e saj.

“Nuk jam shtatzënë. Po përpiqesha të mbaja Aliun të mbështetur në bark sepse mezi po e mbaja me një krahë”-tha Ceyda.

Aktorja 43-vjeçare është nënë e një vajze me emrin Melisa, 9 vjeç dhe e një djali me emrin Okan Ali, 2 vjeç.

Ceyda Düvenci dhe Bülent Şakrak kurorëzuan dashurinë e tyre në dhjetor të vitit 2015, dhe djali i tyre Okan Ali lindi në korrik 2017.

‘Elifi’, e cila  është një shembull i jetës familjare, tërheq vëmendjen me postimet e saja në rrjetet sociale. Në foton e fundit të ndarë nga Ceyda Düvenci, ata që e vunë re në bark menduan se ishte shtatzënë.  Ajo vazhdon edhe profesionin e saj aktrimin. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*