E mbani mend aktoren ‘Dulce Maria’? Ajo ka një lajm të madh për të gjithë fansat

Aktorja meksikane Dulce Maria do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë aktorja shumë e dashur për publikun botëror dhe shumë e njohur nga seriali “Rebelët”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.

Dulce Maria, 34 vjeç publikoi një foto me bashkëshortin e saj, duke treguar testin e shtatzënisë dhe duke u shprehur shumë e lumtur që do të bëhet nënë.Snow Like Ashes Kingdoms Guide: Summer | Cabelo, Cabelo ruivo ...

“Në mes të kaq shumë kaòsi dhe pasigurie në botë, unë dhe partneri im duam të ndajmë një lajm që na mbush me dashuri, lumturi dhe mirënjohje”, tha ajo.

“Mrekullia e jetës gjen gjithmonë një mënyrë për t’u shfaqur. Po! Jam shtatzënë! Do të bëhemi prindër! Jemi jashtëzakonisht të lumtur që do të fillojmë një fazë të re dhe po presim plot dashuri fëmijën tonë! Përpos faktit se rrethanat janë të ndërlikuara nga pandemia, ne besojmë se Zoti ka gjetur kohën perfekte”-shkruan aktorja. Image may contain: 2 people

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*