E kërkon Barcelona, por ekipi francez shtyn yllin e tij drejt Milan

Soccer Football - Champions League Quarter Final - Manchester City v Olympique Lyonnais - Jose Alvalade Stadium, Lisbon, Portugal - August 15, 2020 Olympique Lyonnais' Moussa Dembele celebrates scoring their second goal with teammates, as play resumes behind closed doors following the outbreak of the coronavirus disease (COVID-19) Miguel A. Lopes/Pool via REUTERS

Lyon është gjithnjë e më i bindur: dëshiron me çdo kusht lojtarin e Milan, Lucas Paqueta. Për të arritur këtë qëllim francezët janë gati të ofrojnë një prej lojtarëve më kryesorë të ekipit, pikërisht Memphis Depay, i cili kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona.

Sulmuesit hollandez i skadon kontrata në fund të sezonin 2021 dhe nuk duket të ketë shpresa për rinovim. Ndaj dhe skuadra e Garcia është e interesuar ta shesë këtë sezon Depay për të mos rrezikuar ta humbasë me parametra zero.

Nëse ky transferim do të realizohej atëherë për Depay do ishte kurorëzimi i një ëndrre: të luaj me idhullin e tij Zlatan Ibrahimovic, të cilin e përshëndeti me një postim entuziast në Tëitter kur u rikthye tek kuqezinjtë e Milan.

Merkatoja e Milan gjithsesi nuk ndalet këtu. Emri më i ri në listën e lojtarëve që Maldini po përpiqet të sjellë tek Milan është dhe Torreira, me agjentin e të cilit kuqezinjtë kanë pasur dhe kontakte duke i shprehur dhe vlerësimet e tyre për mesfushorin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*