E bujshme! Trajneri i njohur francez gati të marrë drejtimin e Barcelonës

Laurent Blanc është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës, është ky lajmi i bujshëm që publikojnë mediat franceze. Sipas gazetës prestigjoze L’Equipe mund të jetë pikërisht ish-tekniku i Paris Saint Germain Laurent Blanc i cili është i papunë që prej vitit 2016-të si kandidati kryesor për të pasuar Quique Setien i cili me shumë gjasa do të shkarkohet në ditët e ardhshme.

Prej disa muajsh agjenti i Blanc është i famshmi Jorge Mendes i cili ja ka vetëofruar francezin edhe Valencias klub me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi. Përsa i përket Barcelonës, Blanc është i gatshëm të marrë drejtimin e klubit edhe për vetëm 1 sezon për të mos prishur planet e pasuesit të Josep Maria Bartomeut në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas 1 viti. Blanc e ka marrë tashmë aprovimin e drejtorit teknik Eric Abidal i cili e shikon si njeriun ideal për të zëvendësuar Setien./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*