Dy sfida shtyhen dhe tri të tjera pa tifozë, “infektimi” i Europa League-s nga Coronavirusi

Të enjten në mbrëmje rikthehet Europa League me sfidat e para të fazës së 1/8, sidoqoftë në mënyrë të pashmangshme edhe ky kompeticion është prekur nga Coronavirusi, që ka sjellë një efekt zinxhir në shumë aktivitete të ndryshme sportive, jo vetëm në Kontinentin e Vjetër, por anembanë globit.

Kur u hodh shorti i kësaj faze më datë 28 shkurt, në Nyon të Zvicrës, goglat nxorrën në dritë përballjen e dyfishtë Itali – Spanjë, me sfidat e shumëpritura Inter – Getafe dhe Sevilla – Roma, megjithatë si për ironi të fatit këto çifte përfaqësojnë pikërisht dy ndeshjet e vetme që janë shtyrë nga sfidat që do të luhen këtë të enjte, në mënyrë të kuptueshme për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit vdekjeprurës COVID-19, pasi Italia dhe Spanja përfaqësojnë vendin e dytë dhe të pestë më të prekur, për nga numri i rasteve të prekur me Coronavirus.

Nëse takimet Sevilja – Roma dhe Inter – Getafe janë shtyrë për një tjetër datë, tri ndeshje të tjera do të luhen pa praninë e spektatorëve. Me dyer të mbyllura pra do të zhvillohen ndeshjet LASK Linz – Manchester United, Olympiacos – Wolverhampton Wanderers dhe Wolfsburg – Shakhtar Donetsk.

Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*