Doktori i Mrekullive/ Nazllë përgatit surprizë për Alinë

Pacienti Muhsin tashmë përkéqésohet edhe më tepër. Sasia e alkòòlit që ai ka konsumuar, ndonëse është shumë e paktë, e pengon atë të përfitojë mëlçinë e dhuruar. Doktor Fermani lajmëron familjen se Muhsinit i ka mbetur edhe 3 muaj jetë. Vajza e Muhsinit, kur kupton arsyen se përse është anuluar operacìonit, del jashtë tek doktor Fermani dhe i lutet atij që të mos e djégë mundësinë e babait të saj, për shkàk të fajit që ajo ka, pasi ishte ajo që ia ka ofruar vetë. Duke mos patur përgjigje për të, Ferman largohet dhe e lë vajzën duke qàrë.

Nazllë ndërkohë, vazhdon ta pyesë Alinë se përse ai po sillet kaq ftohtë me të. Në mendje, Alisë i vijnë momente nga jétimorja kur drejtoresha i tregonte se ka shkuar e ëma ta takojë, por nuk mund ta marrë në shtëpi pasi ka frìkë nga bashkëshorti saj. Ajo priste në oborrin e jetìmores për të pyetur kujdestaret për gjendjen e Alisë, por sërish, e pafuqìshme për t’i dalë kundra burrit të saj, për fëmijën e vet.

 

Sakaq, Fermani nuk ndalet për Muhsinin. Ai kërkon të bëhet një mbledhje me këshillin e spìtalit, vetëm për të. Përveç Fermanit, asnjëri nuk bie dakord se është e drejtë që t’i japin mëlçinë Muhsinit, ndërkohë që ka mijëra të tjerë që presin në rradhë për atë transplant. Si gjithmonë, vendimi përfundimtar jepet nga Belizi. Duke folur në emër të rregullave të spìtalit, ajo thotë se do i hapnin vetes gjyq nëse i dhurojnë mëlçinë dikuj me sasi alkòòli në raport. Ferman propozon të bëjnë një raport të rrémë por askush nuk pranon. Vendimi Belizit është të anullohet opéracioni Muhsinit. Pas mbledhjes, Ferman takohet me Belizin, dhe i kujton se ai bën çdo gjë kur ajo ia kërkon, ndërsa Beliz për të asgjë ende. Beliz, e lëndon pa dashur duke i thënë se pozicionet e tyre kanë rëndësi të ndryshme në spìtal.

Nuk do vonojnë shumë dhe Nazllë me Alinë do mbërrijnë në spìtal. Përpara u del Demiri i cili i shpjegon situatën me Muhsinin. Nazllë largohet duke qàrë, dhe pas saj shkon Ali. Ndonëse ai është i mërzitur me të, nuk duron ta shohë në atë gjendje. Ali mundohet ta qetësojë por Nazllë dëshiron të dijë përse ai është i ftohtë me të. Pasi i tregon se ka dëgjuar bisedën që ajo ka patur me doktor Adilin, Nazllë i betohet se ajo me të vërtetë dëshiron të jetë shoqe me të, sepse ajo e ndjen, jo për t’i bërë nder dikujt. Duke e parë se Ali nuk bindet, ajo i propozon Selvit, Açeljës dhe Demirit që të organizojnë një mbrëmje festive vetëm për Alinë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*