Doktori i Mrekullive/ Ali pëson një krízë nérvore

Menjëherë pas përfùndimit me sukses të opéracíonit të Burxhusë, mjékët i japin familjes lajmin e mirë. Tanzhu u thékson atyre se mendimi i këtij opéracíoni të suksésshëm ishte i doktor Alisë. Ato e përgëzojnë personalisht, si dhe kërkojnë shumë falje nga ai për sjelljen që kanë patur me të. Pa menduar aspàk, Ali u jep atyre lajmin e gjinisë së bebes, që është djalë. Edhe vetë Burxhu pasi vjen në vete, falënderon shumë Alinë. Një lajm tjetër i gëzueshëm do jetë edhe për Nazllën. Doktor Fermani i thotë se períudha e vëzhgímit të saj ka mbàruar.

Sapo bëhen gati të làrgohen nga spìtali, Ferman ndàlon Alinë për t’i kërkuar falje. Ai pranon se ka qenë gabím kur ka thënë se ndonjëherë gjërat janë të pamùndura, dhe këtë ia ka vërtetuar vetë Ali. Ferman e inkùrajon të besojë në vete dhe ëndrrat që ka. Më pas, Ferman shkon në shtëpi ku do ketë një bisedë jo të këndshme me Belizin. Këtë të fundit e ka telefonuar Këvëllxhëmi për ta informuar se gjéndja financiare e spìtalit është aq kéq sa ka rrezìk të mos mùnden të pàguajnë avokatët. Pa e ditur këtë bisedë të Belizit, Fermani i hap asaj temën e të paturit fëmijë. Por Beliz nuk dëshiron të dëgjojë aspàk në atë moment, ndàj dhe i ndërprét të folurën atij duke bértitur.

Sakaq, doktor Adili ka kërkuar nga Nazllë që ajo të kujdéset për Alinë. Kështu, Nazllë thërret Alinë për darkë në shtëpinë e saj. Ato gatuajnë së bashku dhe pasi hànë darkën, Ali shkon në shtëpinë e tij sërish. Pa e ditur se Ali ndodhet në ballkon në shtëpinë e tij, Nazllë telefonon doktor Adilin për t’i thënë të mos mbàjë merak pasi është kujdésur për Alinë siç ai i ka kërkuar. Kjo do e léndojë shumë Aliun. Të nesërmen në punë, ai sillet shumë ftohtë ndaj të gjithëve, veçanërisht ndàj Nazllësë.

Në spìtalin e qytetit të Izmirit, është bërë një aksìdent nga i cili kanë arritur të shpëtojnë disa nga orgànet e të vdékurit. Doktor Fermani dërgon Nazllënë dhe Alinë pë ta màrrë orgànin, ndërkohë që përgatisin sallën për trànsplànt. Sapo mbërríjnë në spítal, ato shohin se mjékët e Izmirit e kanë héqur orgànin nga trupi, gjë që detyron Nazllënë dhe Alinë të shpejtojnë shumë punën e tyre. Ndërkohë, për Fermanin vjen edhe një punë tjetër. Beliz ka gjetur një sponsor, opérimin e të cilit i lutet Fermanit që ta bëjë, pa i treguar se si qëndron puna realisht dhe pse ajo po kujdéset për këtë pacíent të pasur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*