Doktori i Mrekullive/Ali përgatit surprizë për Nazllënë

Bazuar në infòrmaciònin e rëndësishëm që Keremi kishte marrë për dòktor Alinë, ky i fùndit përgatit një sùrprizë për Nazllënë. Në shtëpinë e tij, ai shtron një tavolinë të këndshme dhe vendos në ekran filmin e preferuar të saj. Por, për Nazllënë ka ndodhur diçka tërësisht tjetër që i ka marrë mendjen. Teksa ajo uronte doktor Fermanin për martesën me drejtoreshë Belizin, ai ia kthen me shàka por kur kupton vendosmërinë e saj, i thotë se nuk ka aspak dijeni se për çfarë po flet.

Duke përkëdhelur veten, Nazllë mendon se sërish mund të ketë shpresa me dòktor Fermanin, ndërsa Ali mendon që ajo buzëqeshje e Nazllësë është për të, për surprizën që i ka përgatitur. Sakaq, Këvëllxhëmi, e shqétësuar, takohet që herët në mëngjes me doktor Tanzhunë. Ajo shikon që ai është tërësisht i qetë, ndaj ia thotë vetë lajmin e martesës së Belizit me Fermanin. Tanzhu méndon se kështu ka një kònkurent më tepër për të qenë drejtues departamenti. Të dy janë të bindur se kur doktor Adili do dàlë në pension, Belizi do vendosë Fermanin në vend të tij.

Ndaj, dòktor Tanzhu hidhet menjëherë në aksiòn. Ai shkon pranë Fermanit dhe e krítikon për stafin me të cilin punon, duke cilësuar Demirin si person pa ndjénja, Nazllënë tepër të ndjeshme dhe Alinë me aùtizëm. Për këtë arsye, të gjithë do jenë nën vëzhgimin e tij dhe i bën të ditur se nuk do i falë as edhe një gàbim të vetëm. Për këtë arsye, doktor Tanzhu i urdhéron që atë natë, të gjithë të qëndrojnë në ùrgjencë. Urdhri tij nùk diskùtohet dhe Fermani transmeton lajmin tek të tjerët. Duke qenë shumë e lidhur me to, edhe Gylini preferon të qëndrojë atë natë prezente.

Një telefonatë do ndrýshojë gjithë rrjedhën e natës. Në një dasëm, diçka ka shkuar kéq dhe ka plàsur, duke shkàktuar déme të mëdha në shéndetin e njerëzve. Të gjithë dasmorët e lénduar do sillen në spitalin e tyre dhe dòktorët, me në krye dòktor Fermanin, poziciònohen për të pritur ùrgjencën. Dëmet që janë bërë, kanë shkàktuar shpérfytyrime dhe rrézikime jete shumë të mëdha, ndaj stafit i bashkohet edhe Adili me Tanzhunë. Secili prej doktorëve merr nga një pàcient përsipër, por Ali pànikoset së tepërmi, derisa me mjete prímitive, arrin të kryejë funksione të mëdha.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*