Doktori i Mrekullive/ Ali nuk pranon një fund pa zgjidhje për Keremin

Ali ndodhet tashmë përbàllë Keremit, duke iu prézantuar dhe duke marrë në dorë çështjen e tij. Ai shikon që Kerem është një fëmijë shumë i zgjuar dhe i sjellshëm, si dhe që nuk frìkësohet aspak nga të vërtetat e shëndetit të tij. Kjo do e lehtësojë punën e Alisë. Pranë këtij të fundit shkon doktor Adili. Ai i ofron ndihmën e tij kur mëson se Tanzhu i ka dhënë çështje të plotë vetëm atij, por Ali nuk pranon. Kur shikon pàcíentin, Keremin, doktor Adili shastíset dhe prét që Ali të ketë hùmbur kontrollin nga ngjashmëria identike që ai ka me vëllanë e ndjerë të Alisë, Ahmetin. Kur e pyet se përse është kaq rahat, Ali i thotë sepse kështu mùnd ta bëjë punën e tijë më mirë. Kështu, Adili kupton se Ali po rritet edhe në aspekte të tjera.

Tanzhu sakaq, thërret Demirin në zyrën e tij dhe i kujton se nuk e ka harruar pàcíentin e Demirit që ka hùmbur jetën, ndàj të ketë shumë kujdes pasi do e mbajë nën vëzhgim. Demir bashkë me Nazllënë bëjnë pjesë në operàcionin e rradhës me doktor Tanzhunë. Ato présin me padurim ardhjen e Fermanit që t’i qëndrojnë sa më larg Tanzhusë. Ajgyl telefonon kongresin në Ankara në të cilin supozohet të jetë Fermani, por ato i lënë të dijë se ai nuk ka bërë as rregjistrim. Lajmin e merr edhe Tanzhu me Këvëllxhëmin. Kjo e fundit nuk vonon t’i tregojë Belizit.

Nga ana tjetër, Ali flet me Keremin dhe risjell në mendje kujtimet e tij me të vëllanë. Ali ka ëndërruar gjithmonë ta bëjë krenar dhe të lumtur Ahmetin, ndàj ka bërë çka bërë, dhe ndonëse shumë të varfër, i ka dhuruar Ahmetit librin e tij të preferuar. Rezultatet e analizave tregojnë që Kerem ka tùmor, ndàj dhe Ali flet me prindërit e tij, të cilët janë të përgatitur pasi e dinë se djali tyre ka kàncer në kocka. Ali nuk bindet, ai nuk do e lërë me kaq ndàj dhe do punojë gjithë natën duke rilexuar libra dhe duke bërë kërkime mbi rastin e Keremit.

Ali shkon pranë tij dhe kupton se ai nuk është aspak i frìkësuar dhe se mùnd të flasë lirshëm me të. Kerem është i informuar se vùan nga një sémùndje e réndë dhe dëshira tij e vetme është vetëm që prindërit e tij të mos e dinë se ai do vùajë. Nuk do vonojë shumë dhe Kerem do kuptojë nga përgjigjet e Alisë se ai pëlqen një vajzë por që nuk i është shpréhur ende. Pas një bisede të këndshme, Kerem e falënderon për çiltërsinë me të cilën folën, pasi nuk ka mùndur ta gjejë tek askush.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*