Doktori i Mrekullive/Adili hedh hapat e parë pa bastun

Opèracioni i Fermanit është caktuar se kur dhe si do zhvillohet, ndërsa për rastin e Ferdës, sërish është Aliu që zgjidh gjithë situatën dhe gjen mënyrën se si mùnd të shèrohet pàcientja tyre që po dilte nga spìtali ende e sèmurë. Aliu i prezanton të dyjave idenë e tij dhe që të dyja e miratojnë. Njëherazi zhvillohet edhe opèrimi që do drejtojë Fermani, edhe ai që do drejtojë Ferda. Në të dyja sallat, Tanzhuja ka vendosur kamera, me leje të pàcientëve dhe leje të Belizit, edhe pse Fermani nuk ishte aspak dakord.

Pasi përfùndon opèrimin e saj, Ferdës i hàkërrehet Demiri, i cili vazhdon të insistojë në mendimin e tij se Ferda nuk e vë aspak në listë, por e trajton si të padukshëm para Alisë. Sipas Ferdës, Aliu ka gjètur idenë, ndaj dhe e aplikoi atë, prandaj nuk ka vend për të bërë skèna xhèlozie si të ishte fëmijë. Demiri, në mënyrë të pavullnetshme thotë se ajo po bën të njëjtën gjë si Tanzhuja, dhe menjëherë ndàlet, por Ferda insiston shumë që ai të flasë. Demiri vazhdon të sqarojë, duke thënë se si ajo dhe si Tanzhuja, po bëjnë dallime mes kolegëve.

Menjëherë Ferda i shkon pranë Tanzhusë, teksa ai ende po vëzhgon opèracionin e Fermanit. Ajo kërkon të dijë përse e ka zgjedhur atë për të qenë në krye të kirùrgëve, ndërkohë që më parë ishte caktuar Fermani për atë pozicion dhe kështu, Tanzhuja vendos të flasë pa dorashka dhe i tregon se ajo është më e lèhtë në menaxhim. Sipas Tanzhusë, ai nuk do e mbante lehtë edhe pozicionin që ka, edhe Fermanin në krye të kìrurgëve. Ferda është person më i lehtë, ndaj rrjedhimisht ia lèhtëson edhe atij punën.

Pasi Ferda làrgohet e irrituar, nga pas i shkon Belizi, por Ferda nuk pranon të flasë as me të, duke i kujtuar se deri më atë moment, nuk ka gjetur asnjëherë kohë as të hanë një drekë së bashku, gjë për të cilën Belizi kërkon fàlje, por nuk vlen. Nga ana tjetër, Aliu përgëzon Fermanin për opèrimin dhe shton se opèrimi që ai ka bërë është shumë më madhështor krahasuar me çfarë ka bërë Aliu, dhe këto fjalë zbùsin shumë Fermanin. Aliu takohet menjëherë me Adilin, i cili ngrìhet për ta ndjèkur Alinë dhe kupton që ia doli të hèdhë hapa pa bastun.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*