Doktori i Mrekullive/ Açejla léndon Alinë qëllímisht

Nazllë dhe doktor Fermanin, teksa dalin nga spìtali, diskutojnë mbí një çështje dashurore. Doktor Fermani i jep një këshillë Nazllës; të mos bjerë në dashuri kurrsesi me një person që punon në të njëjtin vend me të. Por Nazllë shprehet se nuk e kanë njerëzit në dorë se me kë të bien në dashuri. Më pas, ajo përgatitet dhe në mbrëmje shkojnë të gjithë së bashku në një klub për të festuar me Alinë. Teksa të gjithë po kënaqen, Açelja i ka sytë tek Demiri dhe xhélozon kur shikon që gjithë vëmendja tij është tek Nazllë.

Duke mos e kontrolluar xhélozinë e saj, Açelja shkon pranë Alisë kur ai ndodhet vetëm dhe i thotë se askush nuk e ka shok atë vetë por ndodhen për hatër të Nazllësë në atë klub. Pa folur me askënd, Ali ngrihet dhe largohet që aty. Në hyrje të klubit ndodhet Fermani i cili shikon gjendjen e Alisë dhe bashkë me Nazllënë shkojnë pas tij. Ali pëson një krìzë shumë të madhe të cilën nuk dinë se si ta ndàlojnë. Ato telefonojnë doktor Adili, i cili i këshillon t’i përmendin pacientët që ai ka shëruar. Pasi nuk funksionon as kjo, ato e qetësojnë duke i përmendur ushqimin e preferuar,tostin.

Më në fund Ali qetësohet dhe Ferman me Nazllënë e dërgojnë për të ngrënë tost, më pas bashkë me doktor Adilin shkojnë për në shtëpi. Nazllë i tregon Fermanit për hùmbjen që Ali ka pësuar me të vëllanë. Pastaj doktor Adili mundohet të kuptojë nga Ali se çfarë e ka vënë atë në një krìzë aq të madhe. Ali i thotë se asnjëherë nuk do ketë shokë, pasi askush nuk e do atë. Adili e këshillon dhe më pas e ndihmon të flejë.

E nesërmja do jetë një ditë shumë e madhe për gjithë infermierët dhe kirurgët, por sidomos Alinë. Kjo pasi doktor Fermani do jetë jashtë qytetit për gjatë gjithë ditës ndàj dhe të gjithë do jenë nën urdhërat e Tanzhusë në punë. Por për Alinë do jetë edhe më e veçantë ajo ditë, pasi Tanzhu do ta testojë duke i lënë një rast vetëm atij për ta zgjidhur, pa ndërhyrjen e askujt. Djali që do jetë pacient i Alisë, ka një pamje identike me vëllanë e Alisë, pikërisht në moshën kur ai ka vdékur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*