Djali i tyre festoi ditëlindjen, ky është urimi special i ‘Osmanit’ dhe partneres së tij

Vogëlushi i Burak Ozçivit dhe Fahriye Evçen, feston sot ditëlindjen. Karan erdhi në jetë një vit më parë duke i bërë shumë të lumtur çiftin e aktorëve.

Në 1-vjetorin e lindjes së Karanit, Fahriye Evçen ka publikuar një dedikim shumë emocionues ku shpreh ndjenjat e saj prej nëne me fjalët më të bukura.Bᴜʀᴀᴋ Öᴢᴄ̧ɪᴠɪᴛ® on Twitter: "🌺Dad & Son 🌺 (Photoshop ...

Dedikimi i aktores: “Karani im, qeshja jote është zëri më i bukur që kam dëgjuar në jetën time, aroma jote është aroma më e mirë që kam nuhatur, fytyra jote është më e ndritshme se yjet në qiell dhe se dielli. Ylli im polar. Kur ti qesh, brenda meje lulëzojnë lule, kur ti lëndohesh, një gjemb më shpon në zemër”

“Ti je pjesë e zemrës time. Qofsh gjithmonë mirë Karani im. Dhe dije se unë do të jem gjithmonë pranë teje. Kurrë më parë nuk ka qenë më kuptimplotë fjalia: Gëzuar ditëlindjen biri im”. Fahriye Evcen and Burak Ozcivit shared their baby photos on social ...

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*