Djali i Tolgahanit dhe Almedës shqipton fjalët e para dhe ato janë në gjuhen shqipe

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuara nga media turke dhe ajo shqiptare. Ata u bënë prindër për herë të parë në muajin maj të vitit që lamë pas. Almeda solli në jetë djalin e tyre të cilin çifti e pagëzoi me emrin Efehan.

Së fundmi çifti ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediat turke dhe gjithë vëmendjen e kanë tërhequr përgjigjet që Almeda dha për djalin e tyre. Ajo zbuloi se Efehanit i flet gjatë gjithë kohës shqip dhe prandaj fjala e parë që ai ka thënë ka qenë shqip.Image result for almeda tolga efehan

“Fjala e parë që tha vogëlushi ishte “baba”, më pas tha “dede” (gjysh) dhe më pas tha “nona” në shqip”, tregoi Almeda.

Ata po shijojnë çdo moment me të voglin e tyre dhe kjo gjë shihet qarte në llogaritë e çiftit në Instagram ku herë pas here publikojnë pamje të vogëlushit të tyreImage result for almeda tolga efehan

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*