Dita e madhe erdhi, shqiptaret në fushë për ëndrrën evropiane

Momenti i shumëpritur erdhi. E enjtja është dita e madhe e futbollit shqiptar në arenën europiane. Plot 6 skuadra do të zbresin sot në fushë teksa do të zhvillojnë sfidat e turit të 2-të paraeliminator të Europa League. 3 skuadra të Kategorisë Superiore, 2 skuadra shqiptare të Maqedonisë dhe kampionia Kosovës do të kërkojnë me të gjitha mënyrat kualifikimin për më tej edhe pse kundërshtarët që kanë përballë janë shumë të fortë dhe vinë nga kampionate elitare. Tre skuadrat e Superiores që luajnë sot të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi t’i ndjekin live në ekranin e Supersport.

Në orën 16:00 Teuta e Edi Martinit që bëri surprizën në turin e parë duke eliminuar izraelitët e Beitar Jerusalem do të presë në Niko Dovana në një ndeshje teke ku do të zgjidhet çështja e kualifikimit, Granadën skuadrën e La Ligas që merr pjesë për herë të parë në kompeticionet europiane. Favorite e padiskutueshme për të kaluar më tej është padiskutim skuadra andaluziane, megjithatë Teuta do të përpiqet të thotë fjalën e saj në këtë duel. Në orën 19:00 në Elbasan Arena, Laçi i Armando Cungut do të presë izraelitët e Hapoel Beer Sheva. Ndryshe nga një vit më parë ku kjo përballje ishte për turin e parë dhe ndeshja e vajtjes u luajt në Laç me tifozë, këtë herë do skuadrat do të zbresin mbi tapetin e gjelbërt të Elbasan Arenas, pasi stadiumi i Laçit nuk i plotëson kushtet për të luajtur ndeshje të turit të dytë.

Një vit më parë kurbinasit barazuan 1-1 me Hapoel Beer Shevan në shtëpi dhe u eliminuan pasi u mposhtën 1-0 në ndeshjen e kthimit në Izrael. Këtë herë luhet me tek ndeshje në Shqipëri dhe është një Laç më i fortë akoma që do të bëjë të pamundurën për të marrë kualifikimin. Në orën 20:00 në Air Albania do të jetë radha e Kukësit për të sfiduar gjermanët e Wolfsburgut në një ndeshje historike për skuadrën e Skënder Gegës, pasi Wolfsburgu mund të konsiderohet kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballuar ndonjëherë Kukësi. Gjithsesi siç e ka thënë edhe trajneri Skënder Gega, Kukësi nuk do të hyjë në fushë i dorëzuar, por për ta provuar.

Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*