Dhunoi barabarisht gjyqtarin, përjashtohet përjetësisht basketbollisti i Tiranës

Federata Shqiptare e Basketbollit përjashton përjetësisht nga çdo aktivitet i këtij sporti, basektbollistin e Tiranës Bruno Daliu. 34-vjeçari të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” humbi toruan duke ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit Jurgen Muho pas një vendimi të këtij të fundit. Grushtat dhe shkelmat e Bruno Daliut në një sfidë mes Teutës dhe Tiranës që po transmetohej live ishin të papranueshme për Federatën Shqiptare të Basketbollit që ka përjashtur përjetësisht lojtarin e Tiranës i cili tashmë po ndiqet penalisht nga Policia e Durrësit dhe për dhunën ndaj Jurgen Muhos rrezikon të dënohet edhe me burg pasi ai është ndalur nga forcat e rendit dhe sipas legjislacionit të ri të sportit rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg./Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*