David Villa synon ta mbyllë karrierën me një trofe

Eshtë 37 vjeç dhe për David Villan po vjen fundi i tij si lojtar profesionist. Sumuesi spanjoll ka vendosur të tërhiqet ku aktualisht luan në Japoni dhe mbron fanellën e Vissel Kobe. Në kampionat kanë mbetur edhe 3 javë ndërsa objektivi i spanjollit është ta mbyllë karrierën me një trofe dhe më 21 dhjetor do të luajë në gjysmëfinalen e kupës së Perandorit. Golat e tij nuk kanë munguar në Japoni me 12 gola në 26 ndeshje ndërsa siç mësohet pasi të tërhiqet, Villa do të jetë bashkëpronar i klubit amerikan të futbollit, Queensboro FC , ekip i destinuar të luajë në divizionin e dytë./Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*