Dashuria është në ajër/Selina lë Feritin për Serkanin

Selina në mëngjes herët, tërhèq shumë vëmendjen e Feritit, me veshjen e saj më të kúruar se herët e tjera. Feriti ka përgatitur një mëngjes të veçantë për të, por Selina nuk qëndron dot, sepse për shkák të punëve, i duhet të shkojë sa më shpejt në kompani. Ajo i premton se do e shlyèjë me një drekë po atë ditë, dhe ashtu e caktojnë. Pàralèlisht, Eda kërkon të prìshë fejesën me Serkanin, por nuk ia del dòt. Edhe pse ka shkuar deri në shtëpinë e tij vetëm për t’i rikthyer unazën, por Serkani nuk e pranon në atë formë.

Ai thotë se fillimisht i duhet të gjejë një jústifíkim dhe një mënyrë për t’a nxjérrë lajmin në shtÿp, para se të bëhet sërish pjesë e skándáleve dhe Eda détyrohet të pranojë. Në atë moment, në shtëpinë e Serkanit vjen edhe halla e Edës, Ajferi. Ajferi diskuton me Serkanin ndërsa me Edën diskuton Ajdana. Secila prej tyre thotë që e ka gábim Serkani, por Serkani vetë nuk e pranon dot se ka gábuar ai. Ato largohen nga shtëpia pasi nuk arrijnë të zgjidhin dot gjë. Serkani shkon në kompani dhe i rikthehet vérsionit të tij të ashpér e të ngúrtë.

Serkani është shumë më i ashpér dhe i rréptë me të gjithë, por Selina e merr që aty për t’a larguar nga i gjithë ambjenti. Feriti e telefonon Selinën për drekën që kishin caktuar me njëri tjetrin, por Selina në atë moment ndodhet me Serkanin, dhe détyrohet ta refúzojë. Feriti kupton që sërish ajo po e lé për Serkanin dhe si të mos mjáftonte, gjen në zyrën e saj púsullën që i ka dhënë Serkani ditë më parë, për të cilën Selina i ka thënë se ia ka sjellë një klient i kënaqur nga puna saj, dhe zhgénjími shtóhet ende më tepër.

Engini vazhdon të punojë në kompani, ku dhe merr një lajm të mirë se klientët amérikánë u kanë dhënë 24 orë kohë për të sqaruar gjithë situatën. Atij i duhet edhe Eda në kompani, por ajo nuk dëshiron të përbállet me Serkanin, ndaj Engini i betohet se nuk ndodhet aty. Eda shkon e shoqëruar nga Xhereni, sepse nuk dëshiron të takojë ndonjë person e vetme. Teksa ndodhet në kompani, Xhereni merr një telefonatë nga një gazetar, që e ndíhmon të jetë fare pranë zgjidhjes së gjithë situatës, ku do dalë fájtor Feriti me Kaanin. Gjithë bísedën e Xherenit, e pérgjón Përëlli dhe lajmëron Selinën në telefon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*