Çukur/ Xhumali mëson se po bëhet baba

Jamaçi detyron Efsunin që të largohet nga shtëpia Çatajit pasi nuk duron që ajo të qëndrojë më pranë tij, si dhe e porosit që të mos pérzihet aspàk në punët e tyre. Ajo, me pak mundim arrin të bindë Çatajin se dëshiron të largohet për në shtëpinë e saj pasi nuk ka arsye pse të ketë fríkë. Jamaç shkon në mbrëmje pranë Efsunit dhe i tregon se para saj ka patur një vajzë, e cila është shtatzënë dhe ndàj nuk mund të vijë më pranë Efsunit. Kjo e fundit nuk dëshiron të dëgjojë më asnjë fjalë por Jamaçi e mbàn me zòr. Jamaçi i kërkon asaj që ta shprehë gjithçka çfarë ndjén dhe mendon, por Efsuni është shumë e ngùrtë.

Ndërkohë, Vartollu afrohet pranë Sadetit për të rregulluar marrëdhënien e tyre. Ato shkojnë në shtëpinë e tyre por Sadeti është sërish e ftohtë. Ajo i tregon se çfarë ka përjétuar dhe çfarë ka kaluar vetëm për të mbàjtur të gjàllë martesën dhe dashurinë e tyre por Vartollu është treguar gjithmonë indíferent. Ndaj, ajo është lòdhur dhe nuk dëshiron të vazhdojë më atë tòrturë duke mos e ditur se ku e ka të dashurin e zemrës së saj. Mes lòtësh, Vartollu përqafòn fòrt Sadetin dhe i premton se nuk do largohet më, për asnjë lloj arsye.

Një tjetër péngésë e madhe do dalë edhe përpara dashurisë së Karaxhasë dhe Azerit. Nëna Azerit shkon pranë Sulltanës për t’i treguar se fëmijët e duan njëri tjetrin ndàj është e mira që t’i vendosin një emër marrëdhënies së tyre. Bisedën e ndërpret Jamaçi, largon nënën e Azerit nga shtëpia dhe i bën të qàrtë Sulltanës se kùrrsesi Karaxha nuk do jetë me Azerin. Jamaç shkon pranë mbesës, dhe i kujton se Azeri ka qenë ai që ka vràrë Kemalin, dhe nëse ajo do zgjedhë Azerin para familjes së tij, atëherë ajo duhet ta fshíjë veten nga familja Koçovali. Karaxha zgjedh familjen e saj.

Vartollu ndërkohë, ka gjetur personin që i duhet për lirimin e Damllës. Gjithashtu Jamaçi zgjedh Remzinë, si personin që do marrë përsipër fàjin për të cilin po mbàhet i arréstuar Akëni. Në gjýkatë, edhe Akëni edhe Damlla lirohen dhe kthehen në shtëpi. Damlla ka një lajm shumë të madh për Xhumalin; ajo është shtatzënë. Xhumali çméndet nga lumturia. Në mbrëmje, e gjithë familja madhe mblidhet në shtëpi. Çataji merr vesh se mes tyre ka qenë edhe Xhumali, të cilin e ka paralajmëruar se nëse do kthehet në Çukur, gruaja e tij do e ketë punën ngusht. Të nesërmen në mëngjes, polícia arréston Damllën.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*