Çukur/ Xhumali kërkon hakmarrje ndaj Azerit

Jamaç, Aliço dhe të tjerët që vendosën të shkojnë së bashku për të zbuluar vendin ku mbahet pasuria madhe, hynë në zonën ku Aliço u ka treguar, por nuk gjejnë asgjë. Aliço insiston në dijen dhe planin e tij dhe me ndihmën e Jamaçit, i bind që të vazhdojnë kërkimet sipas udhëzimeve që ai u bën. Pikërisht ashtu siç ka tha Aliço, ato gjetën vendin ku mbanin të gjithë pasurinë e arit. Djemtë marrin çdo objekt ari që gjejnë, dhe u lënë një shenjë për të kuptuar se e kanë nga Çukuri.

Një dhomë e tërë e mbushur me florinj dhe ar, mund të shkrihen në një pasuri të madhe. Si fillim, ajo që vendosin të bëjnë me arin marramendës që kanë para syve, është ndihma ndaj Çukurit. Ato blejnë orendi dhe mobilie shtëpie, duke ua dërguar në derë banorëve të varfër të Çukurit. Ato ua lënë në derë, trokasin dhe largohen. Kështu shikojnë nga larg lumturinë e pjesëtarëve të pafajshëm të Çukurit, që ato e konsiderojnë një familje të tërë.
Nga ana tjetër, Xhumali ndodhet ende në spítal, edhe pse jashtë rrezíkut për jetën. Pranë tij ndodhet pa u ndalur Damlla. Në derë hyn pa trokitur njëri nga djemtë që po bëjnë roje në spítal. Fillimisht acàrohen me veprimin pasi i gjen në një moment intím, por djali justifikon veten menjëherë pasi tregon se kanë ardhur polícët në spítal, për të kërkuar për të. Me ndihmën e Emmit dhe Metinit, ato arrijnë të fshehen dhe polícia nuk e gjen.

Pas shkathtësisë për t’u fshehur, ato vendosin të largohen nga spítali, edhe pse gjendja Xhumalit nuk është ende aq e mirë sa për të qëndruar larg kujdesit spítalor. Ato mbërrijnë pa lajmëruar në vendin ku po mban Jamaçi mbledhje me të afërmit e tij, për hàkmarrje ndaj àrmiqve që donin të shuànin Çukurin. Xhumali thotë se Azeri është ‘i tiji’ dhe askush nuk do përzihet. Ai do e marrë vetë hàkun e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*