Çukur/ Xhumali bëhet xheloz për Damllën

Damlla takohet me Xhumalin teksa të gjithë janë në kërkim të vajzave të rrémbyera të Çukurit. Ajo i tregon se Xhenneti i ka treguar asaj mbi punishten në të cilën vajzat po ngàcmoheshin séksualisht nga pronari tyre. Damlla nuk dëshiron t’ia tregojë me gjithë detajet që ngjarja ka, por Xhumali insiston. Ai tërbohet nga ideja që dikush ka ngàcmuar Damllën, dhe ajo e ka zgjidhur vetë, pa kërkuar ndihmën e të shoqit. Megjithatë, Damlla e qetëson, dhe i tregon vendin se ku punonin vajzat. Xhumali mbërrin aty me Kemalin dhe Aliçon. Ato gjejnë në zyrën e tij një foto të pronarit me nënën e tij.

Nga ana tjetër është Selimi që tenton të nxjerrë ndonjë fjalë nga Akëni. Ai mbërrin në vendin ku qëndron i biri dhe e pyet nëse ka ndonjë lidhje me ngjarjen. Akën, duke u shtirur si shumë i çuditur, përgjigjet se as nuk e di se për çfarë po flet. Madje, Akën shton se si gjithmonë, ato shkojnë tek ai kur janë keq dhe kanë probleme, por Akën nuk i ndihmon nëse ato nuk do i kthejnë mrapsht atë çfarë u kanë marrë. Selim merr ta godasë por nuk e bën.

Pas ikjes së Selimit, pranë Akënit vjen Efsuni. Ajo ka mimika zhgënjimi në fytyrën e saj kur mëson se Akëni jeton në atë vend. Pasi Efsun mundohet ta bindë Akënin se Azeri është shumë më i zgjuar nga se kanë menduar, ajo kalon në temën për të cilën ka ardhur. Meqë Akëni është i vendosur të mos kthehet kurrsesi në Çukur, le të krijojnë diçka e cila do sjellë Çukurin në këmbët e Akënit. Ai duhet të mendojë diçka që banorët e Çukurit e kërkojnë por nuk e gjejnë dot aty; drògën.

Nga ana tjetër, teksa të gjithë ndodhen në lokalin e Çukurit duke pritur lajme të reja për të hyrë në aksion për gjetjen e vajzave, Jamaç ngrihet dhe fton të tjerët për të shkuar të gjithë së bashku. Por, ai ndalon ardhjen e Myrtezasë duke mos ia pasur besën. Sapo Jamaç dhe të gjithë largohen, Myrteza lajmëron Azerin se Jamaçi është bërë gadi të vijë, madje shumë fuqìshëm.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*