Çukur/ Vdékja e fundit i hùmbet torùan Jamaçit

Akëni ka në zemrën e tij një vajzë, e cila dukse se së fundmi i ka vënë vizën atij, ndaj i ka mbetur vetëm të shkojë të interesohet në shtëpinë e saj. Ajo quhet Songyl. Në derën e shtëpisë ku troket, del vëllai Songylit i cili shprehet i prerë që të qëndrojë larg tyre dhe se nuk peshon aspak fakti që ai është nipi i Idris Koçovalisë. Teksa e dëgjon, Akëni mundohet të shfaqet i qetë dhe deklaron se në asnjë lloj situate, nuk do ngrínte dorë mbi një femër. Sidoqoftë, vëllai Songylit nuk dëshiron ta dëgjojë dhe largohet pa i dhënë asnjë informacion, por ai nuk e di se në një moment të mprehtë, Akëni i ka vjédhur telefonin për të marrë numrin e vajzës.

Nga ana tjetër, Selimi është i shqetësuar për euforinë e të vëllasë, Jamaçit. Ai shprehet se po gabon në lídhje me reagimin ndaj Çatajit por Jamaç është i bindur në mendimet e tij. Duke vazhduar planin e tij, Jamaç thërret Shenolin bashkë me Myrtezanë, për të vepruar. Siç ka bërë edhe më parë, Shenoli i shpreh dyshímet që ka mbi Myrtezanë, por Jamaçi kërkon ta pròvokojë edhe një herë. Jamaçi merr furgonin e tyre për të dërguar gjoja florinjtë, arin e vjédhur të Çatajit. Erdeneti kupton se Jamaçi e ka vënë në lojë, dhe se ajo që ka në duar, nuk është ar, por tullë e lyer me bojë. 

Florinjtë e vërtetë vijojnë të jenë ende të ruajtura në vendin sékret të Jamaçit, të cilin ia ka besuar Shenolit dhe Myrtezasë. Shenoli e shikon me dyshím Myrtezanë dhe i merr telefonin nga duart. Ai nuk e di se tashmë Myrteza i ka dërguar lokacionin Çatajit.  Myrteza ka bërë një bashkëpunim të pandershëm me Jyxhelin dhe Çatajin, për t’i rikthyer mrapsht florinjtë e vjédhur. Për të arritur qéllimin e tij, Myrteza arrin të vràsë Shenolin, i cili mbron me jetë amanetin e Jamaçit. Ato largohen me florinjtë e vjédhur dhe i pari që gjen Shenolin të shtrirë në gjendje të vdékur, është Jamaçi.

Si të mos mjaftonte dhímbja për Shenolin, Jamaçi merr një telefonatë nga Çataji dhe largohet furishëm. Duke u munduar ta mbrojnë, Xhumali, Selimi dhe Emmi i vihen atij nga pas, por nuk arrijnë ta gjejnë. Jamaçi merr rrugën për në drejtim të Çatajit, pa qenë në dijeni të faktit se po përníqet nga vëllai tjetër i tij, Vartollu. Sadetin Vartollu, apo e thënë ndryshe Salihu, ka bërë një kontratë me fjalë me Mahsunin, i cili do vazhdojë të mbrojë Jamaçin, pa e ditur as Jamaçi e as Çataji.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*