Çukur/ Vartollu zgjedh hakmarrjen para Sadetit

Medet troket në shtëpinë e Sadetit për të marrë pasaportën e Vartollusë, me urdhër të tij. Derën ia hap dadoja e bebesë së Vartollusë, Xhenneti. Medet bie në dashuri me shikim të parë. Më pas del Sadeti në derë. I hutuar nga dashuria për Xhenetin, më në fund Medet arrin t’ia thotë se për çfarë ka shkuar. Sadet pëson zhgénjim kur kupton se me të dalë nga bùrgu, Vartollu do largohet sërish. Ndaj ajo merr një vendim.

Pa e lajmëruar aspak, ajo shkon ta takojë në bùrg, edhe pse Vartollu e ka porositur gjithmonë që të mos shkojë. Ajo i tregon dashurinë e saj që në fëmijëri kur u rritën së bashku, largimin dhe rikthimin e Vartollusë. Sadet shpreh me dhìmbje se sikur ta dinte se për çfarë është kthyer Vartollu në Çukur, ajo do e ndalonte. Do e nxirrte para baba Idrisit dhe do i bënte të flisnin. Por nuk mundi. Tashmë që ai do largohet sapo të dalë nga bùrgu, ajo ndjen sikur do i hùmbasë një tjetër pikë shprese që e mban të lidhur për jetën. Ajo i thotë se për të do shkonte edhe në férr, do jepte edhe jetën.

Mbi tavolinë, Sadeti i vendos pasaportën e tij, dhe çertifikatën e kurorëzimit martesor të tyre. Vartollu zgjedh të marrë vetëm pashaportën dhe largohet pa asnjë fjalë. Të nesërmen, ai falenderon drejtorin dhe lirohet nga bùrgu.  Sakaq, Aliço është në kërkim të Bylentit që ka gràbitur vajzat e Çukurit. Duke kërkuar në mbeturinat e shtëpisë së Bylentit, Aliço ka arritur të gjejë shumë të dhëna. Ndër to, ka mësuar se ai ka 3 fëmijë, por që nuk jeton me ta. Duke kërkuar sërish kohë për të gjetur në mbeturina, ai gjen të tjera adresa të pronave të Bylentit.

Jamaç e puth fort me krenari dhe largohet për të bastisur vendin. Në atë vend, nuk do gjejnë vajzat por një dhomë të mbushur plot e përplot me para. Ndërsa Xhumali dëshiron të shkojë të hàkmerret ndaj Naitit por Jamaç e ndalon duke përdorur logjikën. Por ato nuk janë të vetmit àrmiq që kanë. Akën shkon pranë Timsahut dhe i thotë se ka në dorë që po atë mbrëmje, të ndryshojë të ardhmen e Çukurit. Këtë mund ta bëjë duke përdorur çdo gjë që ka në dorë kundra Jamaçit. 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*