Çukur/Vartollu mëson të vërtetën mbi vràsjen e të atit

Jamaçit nuk i ndàhet nga pas Mahsuni i cili kërkon me ngulm që ta ndihmojë, sado që Jamaçi e réfuzon. Ky i fundit i përmend babanë dhe në moment ndihet shumë kéq duke ditur se çfarë i ka ndodhur Mahsunit me babanë e tij, por më pas thotë se nuk ka arsye përse të ndihet kéq, pasi atij i ka vdékur gruaja tij, dashuria jetës, Sena, vetëm për fàj të Mahsunit.

Nga ana tjetër, Selimi kërkon ndihmë nga Vartollu për të ndàluar Jamaçin në euforinë e tij pasi këtë rradhë ka të bëjë me një person shumë më të madh dhe të rrezíkshëm nga se ç’mendon. Ndaj, Vartollu shkon pranë Jamaçit teksa ai ndodhet në kafenenë e lagjes. Ai e këshillon që të bëhet trím, por të mos bëhet budàlla. Çataj është një nga emrat më të fríkshëm që bota drògës ka njohur, ndaj duhet të sigurohet fillimisht nëse do ia dalë me të apo duhet të shikojë ndonjë mënyrë tjetër. 

Megjithatë, Jamaç e ka ndarë mendjen. Ai, së bashku me Mahsunin, gjejnë një dorë të madhe lëndësh eksplòzive dhe krijojnë planin e tyre për t’i dhënë një mesazh Çatajit. Ky i fundit ngarkon disa automjete rresht, të mbushura me drògë, për të cilat punojnë një grup njerëzish të pafajshëm, që as nuk e dinë se çfarë po transportojnë realisht. Jamaç arrin të hedhë në erë të gjithë ato automjete, duke i çuar dém edhe drògën që ai po tregtonte.

Sakaq, Salih tashmë ndodhet sërish i vetëm në shtëpi.  Në dorë mban gjatë gjithë kohës USB-në të cilën ka fríka ta hapë e ta shikojë. Njëherë ai merr ta djégë, ta hédhë në zjàrr por heziton. Në atë moment ndàz televizorin dhe vendos USB-në. Me zemër në dorë ai shikon mënyrën bàrbare se si babai tij është vràrë, dhe duke bértitur ‘MOS E BËJ’ ai dëgjon zhùrmën e àrmës me të cilën Jamaç ka qélluar baba Idrisin. Vartollu përjeton një krízë të madhe. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*