Çukur/ Të gjithë përveç Xhymalit shpallen të pafajshëm

Më në fund do vijë dita e gjyqit përfundimtar për gjithë burrat më të rëndësishëm të lagjes Çukur. Jamaç së bashku me Xhymalin vëzhgojnë nga larg situatën, si dhe kanë vënë njerëzit e tyre në mes të turmës për siguri. Të bùrgosurit mbërrijnë por edhe familjet e tyre gjithashtu. Teksa shikojnë nënën e tyre, mbesën e gjithë të tjerët, Jamaç vëren se disa persona të tjerë të àrmàtosur po u afrohen familjarëve të tyre. Jamaç telefonon djemtë që kanë vënë për siguri por asnjëri nuk e dëgjon thirrjen e telefonit. Në momentin e fundit mbërrin Akën i cili i largon të gjithë që aty.

Jamaç kalon një moment pàniku të zorshëm duke parë familjen e tij në rrézik dhe duke mos mundur t’i mbrojë.Megjithatë, prania e Xhymalit afër tij do jetë mbështetje për të. E gjithë familja tashmë ndodhet e shpërndarë nëpër taxi. Karaxha kërkon falje nga gjyshja saj që i kërkoi me insistim që të shkonin pranë të bùrgosùrve. Sakaq, para se të bùrgosùrit të hyjnë të gjithë brenda në sallën e gjykimit, banorët e lirë të Çukurit fillojnë të thonë patrullën e tyre ‘Çukuri është shtëpia jonë, Idrizi është babai ynë’.

Nga ana tjetër, në derën e Sadetit do trokasë nëna dhe motra e Emrahit, i cili humbi jetën e tij në burg duke mbrojtur Salihun. Ato kanë shkuar për ta falenderuar mënyrën se si ai u ka qëndruar pranë pas hùmbjes së Emrahit, dhe se tashmë nuk janë as nevojtarë. Për më tepër, zonja i ka sjellë Sadetit një dhuratë modeste për djalin e saj. Ky i fundit fillon të qàjë dhe Sadeti ngrihet për ta marrë në krahë, por zonja i kërkon leje që këtë ta bëjë e bija, Xhenneti, pasi ajo ka një lidhje të mirë me bebet.

Ndërsa Akën, ndonëse duket si shumë i mirë në sytë e familjes së tij, është i ndezur flakë brenda vetes nga situata që i ka dalë nga kontrolli. Gjyqtari shpall të pafajshëm dhe të lirë të gjithë, përveç Xhymalit, i cili as nuk është paraqitur para drejtësisë. Avokati nuk kishte më se çfarë të bënte për t’i mbajtur të bùrgosur. Për këtë, Akën do i kërkojë llogari, duke e thirrur në në vend të shkretë, në të cilin së bashku me Remziun, i ngrenë kùrth. Ai e kupton se çfarë rreziku po i kanoset dhe merr àrmën e tij duke ndezur zjàrr, por nuk ka nga se të shkojë. Remzi me Akënin e kapin atë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*