Çukur/ Sadet kërkon dìvorcin nga Salihu

Damlla shkon pranë Sadetit të cilën e gjen në gjendje të rëndë, duke qàrë e vetme në dhomën e saj. Pasi i tregon një për një se çfarë ndodhi në takimin e saj me Salihun në bùrg, Sadet i thotë se ka marrë një vendim tashmë; të ndahet nga Salih. Sado e rëndë që të jetë, ajo nuk shikon më arsye për të vazhduar. Këtë lajm ia përcjell edhe nënë Sulltanës, si më e madhja tyre, por ajo nuk reagon aspak.

Nga ana tjetër, Karaxha merr një shùplakë në fytyrë nga gjyshja saj pasi e génjeu duke e parë në sy. Sulltana i kërkon t’i thërrasë Ajshen por kjo e fundit ka ditë që nuk del nga dhoma saj. Pasi shikon që ajo nuk po vjen, vendosë të shkojë vetë në dhomën e saj. Ajo e gjen Ajshen tërësisht të humbur, dhe shikon që ka pirë një duzinë ilaçe. Sapo merr t’i bërtasë, kupton që nusja saj e ka hùmbur fillin nga mërzia. Ajshe i flet me dorë në zemër, se si gjithmonë ka bërë çfarë ajo i ka thënë, i ka dhënë rininë Selimit dhe sot e kësaj dite, ajo ka hùmbur edhe Selimin edhe fëmijët e saj.

Sakaq, Jamaçi mëson nga Medeti se Salih do niset për në Gjermani, ndaj vendos t’i shkojë pranë. Në ato momente, Salih ndodhet pranë varrit të së ëmës, Mihrimahit. Ai gjen pranë varrit një letër dhe një biberon. Është Sadeti ajo që gjatë gjithë asaj kohe është kujtuar ta vizitojë varrin e nënës së Salihut, dhe t’i lërë letra duke i përcjellur mesazhe dashurie. Më pas, shkon pranë varrit të Idrisit, dhe kërkon falje nga ai.

Nga larg, Salihun e vëzhgon Jamaçi. Ai tenton ta bindë që të mos shkojë deri në Gjermani, në një vend të huaj ku nuk di as rrugët dhe as gjuhën, vetëm për të gjetur një person për të cilin nuk është i bindur nëse ia ka vrarë babanë ose jo. Megjithatë, Salih është i vendosur. Pranë tyre vjen njëri nga djemtë e lagjes, të cilin Jamaçi e kishte ngarkuar me detyrë që t’i vendoste një përgjues Kadirit. Ai vjen për të treguar se e ka gjetur lokacionin e Kadirit. Duke qenë pjesë e kësaj bisede, Salih vendos të shkojë me ta në këtë aksion, para se të niset për Gjermani.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*