Çukur/ Për Çukurin, dashuria bëhet thuajse e pamundur

Jamaçi shkon të takojë Efsunin pasi e detyroi atë që të largohet nga shtëpia e Çatajit, sepse nuk mund të durojë asnjë mashkull tjetër pranë saj. Ai takohet me Efsunin në shtëpinë e saj në mbrëmje, ku i tregon që nuk mund të takohen më pasi një vajzë që ka njohur para saj, është shtatzënë me fëmijën e tij. Efsuni mbetet e ngurtë dhe e ftohtë ndaj Jamaçit. Ndërkohë, dashuria mes Vartollusë dhe Saadetit do ecë më mirë edhe pse me zòr Vartollu e mban atë pas vetes, duke iu pérgjéruar t’i besojë edhe një herë.

Dashuria do lindë e do ndalohet menjëherë edhe në çiftin ‘Karaxha & Azer’. Jamaçi, pasi i kujton Karaxhasë se Kemali ka vdékur nga àrma që ka shtënë dora e Azerit, ai i vë kusht; nëse do qëndrojë pranë Azerit, nuk do jetë më pjesë e familjes. Karaxha zgjedh familjen para Azerit. Sakaq, duhet bashkuar edhe Damlla me Xhumalin dhe për këtë mendon e vepron Vartollu. Ai gjen dhe detyron personin përkatës të autorizuar për firma, që të nxjérrë Damllën të pafàjshme, dhe ajo lirohet. 

Një bashkim tjetër do ndodhë, kësaj rradhe mes një njérke dhe thjeshtëri. Nënë Sulltana pyet Vartollunë nëse e ka kryer porosinë që ajo i ka lënë, dhe Vartollu e aprovon. Ndaj, ajo e fton t’i bashkohet sofrës së tyre të ngrënies. Ndërkohë, pas gjithë ngjàrjeve të fundit të pakëndshme, familja ka nevojë për punë. Për veten e saj dhe për lagjen e Çukurit, të cilën e kanë amànet nga baba Idrizi. Selimi dhe Xhumali përpíqen të bëjnë një tregti, ndonëse askush nuk pranon të bashkëpunojë me Çukurin. A do ia dalin ato?

Punët në Çukur do marrin një rrjédhë shumë të réndë; Jamaçi gjen djemtë e lagjes të gjithë të shtrírë në tokë, si pasojë e mbídòzës së dhënë. Ai térbòhet dhe i mbyll të gjithë në një vend, derisa njëri prej tyre të flasë. Ai ndihet për herë të parë, tërësisht i hùmbur dhe pa shpresë. Kësaj rradhe, godítja që ka marrë është shumë e rëndë dhe e ka më të vështirë se asnjëherë që t’ia dalë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*