Çukur/ Një i panjohur shpëton sërish Jamaçin

Një telefonatë mes Selimit dhe Xhumalit do bëjë që të kuptojnë të dy se janë të zënë në kùrth. Selim mbërrin në vendin e parë ku mendohet të jenë vajzat, dhe shikon që shtëpia është tërësisht bosh. Ai, bashkë me të tjerët mundohen të dalin që aty por u kanë zënë pritë. Nga ana tjetër ndodhet Xhumali me Meken, Xhelasunin dhe Emmin. Edhe ato dalin duarbosh nga vendi ku mendojnë se do gjejnë vajzat.

Në kùrth nuk ndodhet vetëm Xhumali me Selimin, por edhe Jamaçi. Ky i fundit ka shkuar të takohet me Timsahun dhe gjoja edhe me Jyxhelin, por do përballet vetëm me Timsahun, truprojat e tij dhe armët e tyre që shkrépeshin pa ndalim. Dikush në fshehtësi, hedh një bòmbë afër Timsahut. Jamaç shfrytëzon rastin në momentin e duhur, qéllon me àrmë bòmbën dhe ajo shpérthen. Megjithatë, të dy largohen nga vendngjarja pa léndim të madh.

Edhe pse të tre vëllezërit ndodhen në kùrth, gjendja e Xhumalit është shumë më e réndë se e të tjerëve.Për fatin e tij të keq, as Meke, as Xhelasuni dhe as Emmi nuk ndodhen në kushte të favorshme për ta ndihmuar. Ai është shumë i lënduar, dhe nuk ka fuqi as të lëvizë nga vendi. Pa e pritur aspak, në ndihmë të tyre do vijë vëllau tyre tjetri, Salih Koçovali. Ai arrin t’i shpëtojë të gjithë shëndoshë e mirë.

Duke qenë prezent, Salih bëhet dëshmitar i bisedës me Selimin i cili kërkon ndihmë për të shpëtuar nga kùrthi në të cilin ndodhen. Xhumali dëshiron të shkojë ta ndihmojë edhe pse në atë gjendje, duke mos dashur të pranojë ndihmën e Salihut për më tepër, por ky i fundit bën siç ka vendosur vetë.Të gjithë bashkojnë fòrcat për të shpëtuar Selimin me djemtë e tjerë, dhe ia dalin me sukses.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*