Çukur/ Medet kërkon të hyjë në bùrg

Sulltana vëren në mëngjes mungesëne  Karaxhasë, dhe dërgon Aishenë për të kontrolluar. Aishe telefonon Akënin sapo shikon që Karaxha nuk është në dhomën e saj. Akëni e paralajmëron që të mos e flasë me askënd mungesën e saj. Sakaq, Karaxha ndodhet me Azerin, i cili i thotë të jetë e qetë pasi nuk i ngre dorën një femre kurrsesi. Më pas, Azerin e telefonon Akëni i cili i thotë të mos e përziejë të motrën në këtë mes pasi ai do ia dërgojë mallin e Viktorit. Pasi mbyll telefonatën, Akën shkon të kërkojë shoqen e Karaxhasë, Dujgunë. Në prezencë të Karaxhasë, Azerin e telefonon Viktori i cili i thotë të shpejtojë pasi jeta e familjes së tij ndodhet në rrézik. Ai sërish i përgjërohet Karaxhasë të flasë, por më kot.

Ai tenton ta bëjë Dujgunë të flasë me zor se ku ndodhet malli i Viktorit pasi e di që Karaxha vepron çdo gjë me të, por Dujgu nuk flet. Për fatin e saj të mirë, në ato momente është Sadeti duke kaluar andej me Xhenetin. Dujgu thërret Sadetin, i kërkon të shkojë me të dhe kështu shpëton nga duart e Akënit. Sapo mbërrin në shtëpinë e familjes Koçovallë, Dujgu takohet me Damllën dhe i tregon se mbi çfarë dyshon ajo në lidhje me mungesën e Karaxhasë dhe takimin me Akënin.

Sakaq, Medeti ka nevojë të hyjë në bùrg për t’iu bërë ndihmë Salihut. Ai shkon pranë një avokati, për ta pyetur se çfarë krìmi të vogël duhet të bëjë që të dënohet 3 deri në 6 muaj. Pasi mëson çfarë të bëjë, ai del në rrugë duke ndjékur këmbësorë të rastësishëm, të cilëve nuk ka zemër t’u bëjë keq, megjithatë i duhet të bëjë diçka që të arrijë qëllimin. Ndërsa Salihun e thërret drejtori i ri në zyrë. Ai është vënë aty për t’i vështirësuar punët Salihut, dhe gardiani i lë të dijë që menjëherë sapo ka marrë detyrën, ka filluar të shkruajë një raport mbushur me ankesa për të.

Nga ana tjetër, Jamaç dhe Selim ndodhet në ndjékje të Hasanit, peshkatarit. Ato e kuptojnë se ai nuk është një peshkatar i mirëfilltë dhe se varka me të cilën peshkon nuk është për atë punë, ndaj ai po mbulon diçka më të madhe. Sapo e pyesin se ku ndodhet Aliço, ai nxjerr àrmët dhe ndéz zjàrr. Nga larg, me dylbi, Meke dhe Xhelasun ndjékin lëvizjen e tij por nuk ia dalin të mësojnë destinacionin. Vetë babai Aliços do telefonojë Jamaçin, pasi mësoi nga Hasani se ai ka pyetur për Aliçon. Ai e fton në vilën e tij, e lë të presë në derë, dhe ndërkohë i kërkon Aliços të shenjojë me àrmë Jamaçin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*