Çukur/Karaxha shkon të jetojë në shtëpinë e Azerit

Zija nuk pranon të vazhdojë me misionin të cilin mori përsipër Salihu, të nxjerrë jashtë Berlinit një fëmijë të vogël mìnoren. Ai thotë se është shumë e rrézikshme dhe e këshillon edhe atë të mos e vazhdojë këtë bùdallallëk, por Salih nuk mnd të kthehet dot nga fjala dhënë. Ai kërkon që t’i gjejnë një grup të fòrtë, që t’i mbrojnë si trupròja.  Ndërsa në Stamboll, në Çukur, shpërndahet lajmi i plàgosjes së réndë të Xhumalit. Damlla e dëgjon dhe bashkë me familjen e Xhumalit nisen me të shpejtë për spital.

Xhumali kryen njërin operacion, por ka nevojë për të tjerë. Jamaç sjell një tjetër doktor në vend të atij. Doktori i sjellur nga Jamaçi është një shok i hershëm i  baba Idrizit. Ai quhet xhaxha Bajtari dhe pa e ditur as ai vetë se do i ngarkohej ajo detyrë, ai përfundon duke kryer operimin e Xhumalit. Pas operacionit, ai thotë se gjendja është stabil por ka nevojë për shumë kujdes. Gjithashtu, Xhumali ka nevojë për gjak pasi ka humbur shumë.

Teksa presin jashtë Selimi me Jamaçin, ky i fundit i lutet vëllait të tij që të mos e lërë asnjëherë vetëm. Të tjerët përveç Emmit dhe Damllës, bëhen gadi të kthehen në shtëpi. Sulltana me Jamaçin debatojnë në hyrje të spitalit kur Jamaç refuzon të shkojë në shtëpi pa kryer një punë me Selimin. Nëna tij i thotë se e di që do shkojë të ndjekë sërish Azerin dhe Jamaçi e aprovon. Pasi ai largohet, Sulltana kërkon nga Selimi që ai të zaptojë vëllanë e tij.

Jamaç telefonon djemtë e lagjes dhe u thotë të mblidhen më shumë se kurrë persona. Të gjithë të armatosur  mbërrijnë para derës së Azerit, për të marrë hakun e Xhumalit. Ashtu siç janë, të gjithë detyrohen të ulin armët kur në derë u del Karaxhaja. Pavarësisht këmbënguljeve të Jamaçit dhe Selimit, ajo nuk pranon të shkojë me ta, derisa gjakrat të shuhen. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*