Çukur/ Jamaçin e kupton më së miri Vartollu

Aliço ndodhet vetëm për disa momente dhe shikon se pranë vetës ka një telefon ai tundohet që të telefonojë Jamaçin. Aliço formon numrin që mendon se është i tij por në çdo tentativë i përgjigjet sekretaria. Duke mos e kuptuar se kush i është përgjigjur vazhdon të flasë duke lënë mesazhe zanore  mbi vendodhjen e tij dhe emra të përsonave që po e mbajnë atë. Duke u treguar shumë i kujdesshëm që të mos e shohë askush, Aliço përfundon mesazhin zanorë në kohë.

Nga ana tjetër Vartullusë i vjen një zarf në bùrg. Brenda tij gjendet fotoja e të birit. Në një shënim prapa fotos Sadet i shkruan: “Mua më harrove, por të paktën mos harro djalin tënd”. Në një moment kur Vartollu del nga dhoma, dikush i prek sendet personale duke i marrë foton e djalit. Me tu kthyer në dhoma ai kërkon për foton por nuk e gjen dot kështu qe sjell mbrapsht të gjithë vendin por pa rezultat. Në anën tjetër të derës dëgjohet një  zë nga një tjetër i bùrgosur dhe i thotë se e ka marrë ai foton dhe nëse e do sërish, ti bindet fjalës së tij. Çukur'un yeni bölüm 2. fragmanı yayınlandı! Vartolu, intikam almak istediği Yamaç'la karşı karşıya

Jamaçi vendos të vizitojë Vartollunë. Ky i fundit çuditet shumë nga vizita e tij, megjithatë ai shkon ta takojë atë. Fillimisht ato ngushëllojnë njëri-tjetrin për hùmbjen e babasë, dhe më pas, Jamaç fillon ti shprehet se ndonëse ka familjarë ende gjallë, ai ndihet shumë i vetmuar. Jamaç kërkon ndihmë nga Vartollu që të ketë një arsye për tu kapur pas jetës. Vartollu gjen rast për t’i treguar se si vendosi të shkojë në ‘Çukur’ dhe si e vëzhgonte nga larg baba Idrizi pa guxuar t’i afrohej.

Pas vizitës tek Vartollu, Jamaç shkon në ‘Çukur’ dhe takohet me Nehirin. Jamaç dhe Nehir kryejnë sëbashku çmendurinë e rradhës. Dukshëm, Jamaç kuptohet se nuk është në gjendje të mirë shpirtërore. Ai i thotë se ka nevojë për të marrë një vendim për të cilin nuk është i sigurt. Për këtë do e ndihmojë Nehiri e cila do e ftojë të kërcejë në mes të njerëzve duke e hùmbur lidhjen me realitetin. A do e ndihmojë kjo Jamaçin? Yamaç ve Nehir'in Erik Dalı performansı Çukur dizisine damga vurdu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*