Çukur/ Jamaçi tërhíqet nga lùfta me Çatajin

Tre vëllezërit, Selimi, Xhumali dhe Jamaçi shkojnë në vendin ku kanë caktuar takimin e punës për tregtinë e àrmëve që po krijojnë. Bashkëpunëtori u del përbàllë dhe u thotë që në momentin e fundit ka pasur një ndryshim të vogël, dhe i zoti i punës ka shprehur dëshirën të jetë vetë prezent në atë shkëmbim. Nga makina del Çataj, i shoqëruar nga Fatihu ky i fundit kontrollon kamionin nga i cili nxjérrë pako dròge. Kështu Çataji i tregon sërish se sa të thélla i ka rrënjët.

Ai i fton që të telefonohen me familjarët e tyre pasi mesa duket nuk janë ende në dijeni të atyre se çfarë ka ndodhur. Duke marrë shkàs nga nata e përparshme ku e gjithë familja ishte mbledhur në shtëpi, Çataji mësoi se Xhumali ka thýer fjalën e tij dhe ka hyrë në shtëpi. Ndàj, Çataji ka rregulluar sërish punët, kundër Koçovalinjve edhe ka futur Damllën sërish në bùrg. Më shumë nga të gjithë ky lajm do e bëjë Xhumalin të papërmbajtshëm në hàkmàrrjen e tij. 

Për më tepër një nga personat që u drògua më shumë në Çukur është Metini. Pas largimit të gruas bashkë me fëmijën nga shtëpia si dhe me vdékjen e Kemalit, ai ka hùmbur arsyet për të jetuar. Jamaçi e mbajti atë péng në një vend të mbyllur derisa u kthjellua dhe më pas shkoi pranë tij. Qetësisht Jamaçi e pyet nëse mund ti besojë sërish Metinit dhe ta ketë krah të djathtë si gjithmonë. Metini e pohon dhe largohet. Zhgénjimi i radhës do jetë për Jamaçin, i cili i shkon nga pas dhe e shikon Metinin sërish duke u dròguar.

Gjendja në shtëpi për Jamaçin bëhet më e rëndë pasi mendja e tij është tek Efsuni. Ai largohet në mes të natës për të shkuar tek ajo. Të nesërmen Jamaçi kërkon këshilla nga Emi për të zgjidhur lëmshin që vetë krijoi në Çukur. Sipas Emit ai duhet të bëjë një hap mbrapa për të héqë dorë nga lùfta me Çatajin. Jamaçi shkon tek ky i fundit dhe shprehet se nëse do ishte i vetëm pas askënd, ai do lùftonte me të deri në vdékje. Por duke mos qenë i vetëm ai detýrohet të térhíqet nga pérléshja e përgjàkshme që po i merr gjithçka ka.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*