Çukur/ Jamaç përzë Akënin nga Çukuri

Emmi shkon pranë Jamaçit. Ai shprehet se është më i lumtur se kurrë tashmë që e shikoi me sytë e tij se ai është mirë, dhe merr ta përqafojë por Jamaç nuk e lejon. Ai vetëm i puth dorën Emmit dhe më pas hynë së bashku me gjithë të tjerët në kafene. Ai i tregon të gjithëve vendimin që ka marrë; se nuk do presin kur do t’i sùlmojnë, por do shkojnë të parët për të sùlmuar të gjithë ata që i kanë thënë se ato duhet të largohen nga Çukuri.

Akën nuk është dakord me planin e Jamaçit. Ky i fundit e lëvdon për mbrojtjen që i bëri familjes ditën e gjyqit, dhe ngrihet në këmbë duke e pyetur nëse mendon që familjen do e mbrojë duke shitur drògë. Të gjithë trònditen nga fjalët e Jamaçit, të cilat Akën nuk i kundërshton. Ai e mbron veten duke thënë se ishte i vetëm dhe nuk kishte asnjë rrugë tjetër për t’ia dalë.

Në atë moment, Jamaç shpérthen gjithë àcarìmin e tij. Ai i tregon mbi baba Idrizin, se si e ka filluar çdo gjë nga hiçi, se si ka sakrifikuar bashkë me gruan e tij Sulltanën, vetëm që të mos merren me të tilla punë. Ai i kujton se babai tij e ka hùmbur njërin prej djemve vetëm për këtë shkak,dhe se asgjë nuk e justifikon tràfikìmin e drògës. Jamaç i rikthekson se sa e rëndësishme dhe e pacenùeshme është rregullorja për të jetuar në Çukur, ndaj dhe e pérzë Akënin i cili e théu atë rregullore. Ai e pérzë nga shtëpia dhe nga Çukuri. Me të dalë jashtë, Akën i premton shokut të tij se do kthehet shumë më i fortë.

Më pas, Jamaç shkon pranë Salihut në bùrg. Ky i fundit ka të drejtë të dalë por ka bërë si ka bërë dhe ka vazhduar të qëndrojë brenda. Fillimisht ai ia kthen me shaka të ndenjurën brenda, por më pas i tregon të vërtetën. E vërteta qëndron se Salih është bindur se vràrësi babait të tyre është në bùrg, ndaj dhe ai qëndron aty për t’i kontrolluar çdo lëvizje derisa t’ia marrë shpirtin. Pyetja e Jamaçit për Salihun është: ‘A je i sigurtë që ai është vràsësi i baba Idrizit?’.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*