Çukur/ Jamaç nuk arrin të futet në shtëpinë e tij

Pasi dalin nga bùrgu dhe tashmë janë të lirë, të gjithë shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre, përveç Salihut. Selim shkon në shtëpinë e tij, i mirëpritur me mall nga të gjithë. Ai shkon pranë nënës së tij e cila ndodhet në bahçe. Ajo e di se si ndihet djali saj, se sa e mban barrën mbi shpinë. Ai mban përsipër fajin se është përgjegjës për vdékjen e të atit, dhe shumë prej fatkéqësive të kanë ndodhur në shtëpi. Sulltana arrin ta bëjë të ndihet më mirë, duke i kujtuar gjithë të mirat që i ka bërë asaj shtëpie dhe sa krenar ka qenë babai tij me të.

Më pas ato të dy flasin mbi Jamaç. Sulltana i tregon se ai nuk ka shkuar aspak në shtëpi, qoftë edhe një herë. Në ato momente Jamaçi ndodhet në kafenenë e lagjes, duke ri dëgjuar gjithë kohës mesazhin zanor të Aliços. Ai ka nxjerrë një fletore përpara dhe mundohet të deshifrojë adresën që Aliço i përmend. Sulltana me Selimin shkojnë pranë tij. Ajo i kujton se sa shumë kanë bërë për atë lagje dhe se nuk duhet assesi të ndjejnë fàj mbi vete. Sulltana flet dhe Jamaç qàn. Kur ajo i afrohet për ta përqafuar, Jamaç largohet duke mos e lënë asnjë sekond ta prekë. Ajo arrin ta bindë të shkojë me ato të dy në shtëpi, por Jamaç mundet të ecë deri në oborr. Sapo i afrohet derës së shtëpisë atë e kap një krìzë dhe largohet me vrap.

Të nesërmen në mëngjes Sulltana shikon që Sadeti nuk e ka bërë ëmbëlsirën që ajo i ka kërkuar. Menjëherë shkon në shtëpinë e saj duke i trokitur me të fortë në derë. Sulltana i kërkon llogari përse nuk e ka bërë çfarë i ka thënë, dhe Sadet justifikohet se nuk ka patur kohë. Kur Sulltana i thotë se fëmija saj është nip për të dhe Sadeti është vajzë për të, kjo e fundit e pyet se ku ndodhet në atë moment Salih. Meqenëse të gjithë janë në shtëpitë e tyre, duhet të jetë edhe Salih por Sulltana nuk e pranon. Sulltana i lë të dijë se Salih nuk do shkojë në shtëpi derisa të marrë gjàkun e babait që i vrànë, dhe më pas largohet.

Bisedën e tyre e ka dëgjuar Jamaçi. Ai thërret Medetin dhe i kërkon atij të dijë se çfarë ka ndodhur mes Salihut dhe nënës së tij. Medet i tregon vetëm se e ka dërguar për ta vizituar, por nuk e di se çfarë kanë folur ato me njëri tjetrin. Nga ana tjetër, Ajshe mundohet të bindë Selimin se tashmë që është i lirë,duhet tu tregojë të gjithëve që Akëni e ka një baba. Ajo shprehet se sa zemërgjerë është djali tij, për të cilin askush nuk u kujtua kur ishte në bùrg, e megjithatë, kur doli u kujdes për gjithë xhaxhallarët e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*