Çukur/ Jamaç ka filluar të ndjejë për Nehirin

Selim, i vetëm shkon në një lokal për të qetësuar mendjen. Pranë tij vjen njëri nga kamarierët, i cili tregohet shumë i afërt me Selimin. Duke filluar në lokal e duke vazhduar në një restorant, Selimi ndàn hallet e tij me të. Ai e dëgjon pa përtesë dhe i kërkon t’i qëndrojë pranë. Selimi kujton gjithë momentet e tij më të vështira, sidomos përplàsjen e fundit të nënës e cila i tha se e bija, Karaxha, po bën atë që ai nuk mundi ta bënte; të mbronte familjen e tij. Kamarieri i premton se të gjitha që kanë folur do mbesin mes tyre, dhe në atë moment ato përqafohen. Në përqafim, Selim i ngul thìkë në shpinë duke e lënë pa ndjenja.

Sakaq, në Gjermani, Vartollu dhe Medet i kanë hyrë një rruge të paditur. Fillimisht ato kalojnë një natë ndryshe nga të tjerat, duke pirë, kërcyer e kënduar në një pub në Berlin. Të nesërmen ato do takohen me truprojat që do i shkonin në mbrojtje dhe në ndihmë për të nxjerrë djalin ‘pako’ nga Berlini. Ato e pyesin nëse ‘pakoja’ është djali i vogël dhe sapo e pohon Vartollu, ato bëhen gadi për ta rrahur, ndaj ai me Medetin ia mbàthin.

Ndërsa në shtëpinë e Azerit, ai bën një bisedë me mysafiren e paftuar, Karaxhanë. Kjo e fundit, shprehet se në fillim ka menduar për të se është i drejtë si babai dhe xhaxhallarët e saj dhe se madje nuk donte ta besonte se ai kishte grabitur femrat e Çukurit, por tashmë që e shikon, i vjen vetëm ta péshtyjë në fytyrë. Ajo e paralajmëron që të sigurohet mirë të mos e harrojë asnjëherë se ajo është një ‘Koçovali’. Nëse ai do bëjë diçka që nuk duhet, vetë ajo me duart e saj do ia marrë jetën.

Jamaç kalon një natë romantike pranë Nehirit, duke u ndjerë më mirë se në asnjë vend tjetër. Por, të nesërmen menjëherë fillon të merret sërish me çështjen e përkrahësve të Azerit. Ai thërret Fejzullahun në kafene dhe merr disa të dhëna të tjera. Po atë ditë, ai fillon aksionin dhe ua tregon edhe gjithë të tjerëve në mbledhjen ku po prisnin Azerin. Veçanërisht, ai pikas Timsahun.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*