Çukur/Jamaç i merr pasurinë Efsunit

Me këshillat dhe urdhërin e Sulltanës, Jamaç kthehet në shtëpi, për t’u qëndruar mbi krye dhe për t’i mbrojtur edhe ato. Ai i rikthehet kohërave të vjetra, duke darkuar me të gjithë familjen, duke kaluar kohë me ta e duke u qëndruar pranë. Pas shumë kohësh, shtëpia e Idris Koçovalë mbushet sërish me zëra, hare e shpesh edhe të qeshura, sidomos që pas përmirësimit të Xhumalit.

Jamaç ka mësuar nga Selimi se Sadet do të ndahet nga Vartollu. Ndaj, ai gjen momentin e duhur dhe i afrohet Sadetit, të cilën e do fort njësoj sikur ta kishte motrën e tij biologjike. Sadet, i tregon çdo gjë me detaje mbi takimin e vetëm që ajo i bëri Salihut në bùrg. Ajo i thotë se nuk mundet më të vazhdojë kështu dhe nëse ai nuk do e zgjedhë atë para hàkmàrrjes së tij, atëherë më mirë të ndàhen. Këtë lajm, Jamaç do ia përcjellë Vartollusë, i cili fillimisht nuk e merr me seriozitet, por më pas e kupton rëndësinë. Megjithatë, ai është i vendosur në hàkmàrrjen e tij.

Nga ana tjetër, Efsun ka vendosur që të mbledhë të gjithë àrmiqtë që mund të dojnë Çukurin, dhe t’i blejë me para. Efsun shprehet se ato deri më tani kanë punuar bashkë por nuk e kanë ditur, pasi deri më atë ditë, ka dashur të qëndrojë e fshehtë. Ajo nxjérr nga çanta një objekt të tërë nga ari, dhe u premton të gjithëve që do marrin shumë nga ato, nëse i qëndrojnë besnikë.

Në lidhje me të njëjtin objekt, por në sasi të mëdha, Jamaç planifikon mënyrën për të vjédhur të gjithë pasurinë e arit që Efsuni dhe të tjerët zotërojnë. Me ndihmën e Aliços, ato kuptojnë që Efsuni i ka dërguar para Azerit, në shuma të mëdha, dhe se këto para, përpara se t’i kalojë në bankë, i ka pasur në të tjera vënde. Vendin sekret të cilin askush nuk e di, arrin ta gjejë Aliço…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*